Friday, June 27, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

Editor by Editor
June 27, 2025
in AKTUALITET
0
Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të do të përfaqësojë shtetin shqiptar si aksionere tek resorti i dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit.

Bëhet fjalë për shoqërinë aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është themeluar më 9 Qershor dhe është regjistruar një ditë më parë (26 Qershor) në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Gjatë kësaj jave në Shqipëri ka qenë edhe vetë Jared Kushner me bashkëshorten Ivanka Trump, ku kanë shkuar edhe në Sazan dhe Zvërnec për një vizitë inspektuese.

“Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.” – thuhet në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë

Aksionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (e njohur edhe me akronimin në anglisht Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Administrator i kësaj kompanie do të jetë Julian Adili që aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Divizionit Ligjor dhe të Pajtueshmërisë pranë Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Ishulli i Sazanit është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes, e cila përmban zonat që shfrytëzojnë Forcat e Armatosura shqiptare për misionin e tyre, në kohë krize, paqeje apo lufte. Por, vendi ku do të ndërtohet resorti është hequr me dy dekrete të presidentit Bajram Begaj, më 17 Qershor dhe 2 Dhjetor të vitit të kaluar.

Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi në 30 Dhjetor të vitit të kaluar statusin e investitorit strategjik me procedurë të veçantë për kompaninë e lidhur me Jared Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC”, e cila do të realizojë projektin.

Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë. Po ashtu thuhet se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”. Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

Ndryshe nga Rama, kompania Affinity Partners e përfaqësuar nga Kushner i tha Komitetit të Finanancave të Senatit amerikan gjatë një hetimi të hapur se ishte qeveria shqiptare ajo që fillimisht iu ofrua individëve të lidhur me Affinity mbi projekte të mundshme në pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, Affinity refuzoi të identifikonte se kush nga qeveria shqiptare e kishte bërë këtë.

Projektet e biznesit të rrethit të ngushtë familjar të Trump kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara mbi një konfilkt të mundshëm interesi mes presidentit të zgjedhur dhe qeverive të huaja. Ndërkohë, në Shqipëri kjo është parë si një vendim i Edi Ramës, ku me dhurimin e ishullit të Sazanit ka si synim që të ketë ndikim në marrënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Previous Post

Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në ‘zemër’ të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat

Next Post

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

Next Post
Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

June 27, 2025
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al