Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë.

Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike.

Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëve

Një nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë “Masabi Fruit”, e cila në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga drejtimi i kompanisë, ajo nuk ndërpreu aktivitetin. U regjistrua me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau, duke e ruajtur strukturën thelbësore të funksionimit.

Një tjetër kompani, “Zico Sha”, e njohur edhe si “Bana King LLC”, u përfshi në një sekuestrim droge në nëntor 2022. Aksioneri i saj, Trifon Murataj, u largua përkohësisht nga regjistrat zyrtarë për shkak të hetimeve, por u rikthye disa muaj më vonë. Ndërkohë, kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe zgjeroi aktivitetin me mish të ngrirë nga Brazili.

Sipas raportit të C4ADS, përveç një përjashtimi të vetëm, të gjitha kompanitë shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë lidhur me dërgesa të kapura me kokainë që nga viti 2022. Një praktikë e përsëritur është “pastrimi i figurave”: administratorët largohen përkohësisht pas hetimeve apo ndalimeve dhe më pas rikthehen në skenë, shpesh në rolin e të tretëve ose përmes strukturave të reja ligjore.

Trifon Murataj është një nga figurat më domethënëse në këtë skemë. Sipas burimeve zyrtare, ai ka qenë subjekt i një urdhër-arresti në Shqipëri pas kapjes së një kontejneri me kokainë në Puerto Bolívar, por pavarësisht kësaj, rezulton se në gusht 2023 ai u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë. Dyshohet gjithashtu se vazhdon të veprojë nga New Jersey, SHBA, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë “Vision 22 LLC”.

Rrjetet shqiptare në Ekuador: Nga burgu drejt tregtisë globale

Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara. Një prej tyre është Dritan Rexhepi, i cili njihet si një nga baronët shqiptarë më të fuqishëm të trafikut të kokainës. I arratisur disa herë nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë, Rexhepi u vendos në Ekuador në vitin 2012 dhe u arrestua në 2014 për trafik droge.

Pavarësisht ndalimit, ai arriti të ndërtonte lidhje me kartelin ekuadorian “Los Choneros”, dhe drejtonte rrjetin e trafikut nga burgu Latacunga. Në vitin 2021, ai përfitoi masën e arrestit shtëpiak, nga i cili më pas u arratis, duke përdorur nënshkrime të falsifikuara. Mediat lokale zbuluan më vonë se autoritetet ekuadoriane ishin mashtruar për vendndodhjen e tij.

Rasti i tij u denoncua publikisht në prill 2023 nga ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë më vonë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion zyrtar dhe publikoi një investigim të detajuar për veprimtarinë e Rexhepit. Ky veprim çoi në shpalljen e tij si i arratisur nga autoritetet ekuadoriane dhe më pas në arrestimin e tij në Turqi në fund të vitit 2023.

Dritan Gjika dhe katër tonë kokainë në muaj

Një tjetër emër i rëndësishëm është Dritan Gjika, për të cilin organizata ndërkombëtare GI-TOC (Global Initiative Against Transnational Organized Crime) raporton se drejtonte një strukturë që sillte deri në 4 tonë kokainë në muaj nga Kolumbia, përmes Ekuadorit, drejt Europës.

Ai operonte nën mbulesën e dymbëdhjetë kompanive të regjistruara ligjërisht, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme dhe tregtisë së frutave, në bashkëpunim me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i cili u vra në rrethana të paqarta në vitin 2023.

Tags: Bana Kingdritan rexhepiErjon PetiKlajdi XibraukokaineMasabi FruitShyqyri XibrauTrifon MuratajVision 22 LLCZico Sha”
Previous Post

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

Next Post

Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Next Post
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Erion Veliaj ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale

Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale

September 4, 2026
Rama – Melonit: A ma thyen dot?!

Rama – Melonit: A ma thyen dot?!

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al