Thursday, June 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama i fali 140 ha tokë shtetërore biznesmenit që po bën fushatën e fshehtë të PS në diasporë

Editor by Editor
January 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama i fali 140 ha tokë shtetërore biznesmenit që po bën fushatën e fshehtë të PS në diasporë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Në korrik të vitit të kaluar, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një projekt që parashikon ndërtimin e një vreshti, kantine dhe agroturizmi në fshatrat Baqel dhe Kodhel të Lezhës.

Sipas vendimit, projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 137.2 hektarësh, e gjitha tokë shtetërore. Me miratimin e statusit, Komiteti i Investimeve, i kryesuar nga Edi Rama ja fali këtë sipërfaqe toke shtetërore kompanisë që qëndronte pas projektit. Por cila është ajo?

X One është një kompani e themeluar në maj të vitit 2021 me një kapital prej vetëm 10 mijë eurosh. Kompania zotërohet nga tre aksionerë. Ata janë Ylli Ujka, çesk Ivanaj dhe Ilir Trebicka. Dy aksionerët e parë zotërojnë nga 37 për qind të aksioneve, ndërsa Ilir Trebicka ka 26 për qind të kuotave të kompanisë.

Ylli Ujka është një biznesmen nga Lezhë, i cili ka emigruar në Itali me eksodin e madh të viteve 90′. Që prej asaj kohe, ai ka jetuar në Itali me familjen e tij. Por së fundmi, emri i biznesmenit ka filluar të përmendet shpesh në rrethin pranë Edi Ramës.

Përveç 137.2 hektarëve tokë shtetërore që mori falas në Lezhë, kompania X One ka marrë nga qeveria e Edi Ramës edhe lejen për ndërtimin e tre kullave të larta në hyrje të liqenit Artificial, aty ku sot gjendet godina e Tirana Bank. Por me sa duket këto përfitime rrjedhin në të dy krahët.

Një investigim i BIRN ka faktuar se Ylli Ujka është biznesmeni që po financon fushatën e fshehtë të Partisë Socialiste në diasporë.

“Dy agjenci marketingu dhe biznesmeni Ylli Ujka, mbështetës i Partisë Socialiste – i cili mori një leje ndërtimi për tre kulla në zemër të Tiranës, janë fijet lidhëse pas një fushate reklamash online dhe ‘Turit të Diasporës’ të Partisë Socialiste,” raporton BIRN.

Ndërkohë që sipas fakteve tashmë publike, zoti Ujka ishte njeriu që organizoi mitingjet e Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Busto Arsizio dhe në Neë York.

Investim strategjik me 7 euro mbi pragun

Projekti i investimit “Ndërtim vreshti, kantinë & agroturizëm” synon ndërtimin e një resorti në agroturizëm, ku parashikohet ngritja e një vreshtarie me dy lloj varietete rrushi, ndërtimi i një bujtine dhe kantine vere në Bashkinë Lezhë.

Ligji i Investimeve Strategjike përcakton se projektet turistike që përfitojnë statusin investim strategjik duhet të përmbushin dy kushte. Së pari të kenë një vlerë investimi më të madhe se 5 milionë euro dhe së dyti të krijojnë të paktën 80 vende pune.

Ironikisht në planin e biznesit që ka paraqitur në Komitetin e Investimeve Strategjike, kompania X One do të investojë 5 milionë e 7 euro si dhe do të punësojë saktësisht 80 vetë.

Planifikimi i shifrës së investimit vetëm 7 euro mbi pragun e detyrueshëm ligjor për të marrë statusin e investitorit strategjik si dhe planifikimi i numrit të punonjësve pikërisht sa kufiri, përveçse e bën investimin qesharak, ngre pikëpyetje të mëdha mbi përputhshmërinë ligjore të këtij projekti.

Por siç ka ndodhur shpesh, në vendimet e Edi Ramës për investitorët strategjikë shifrat janë thjesht variabla që ndryshohen dhe vendosen sipas dëshirës. Me të vetmin qëllim për të tjetërsuar tokat shtetërore falas. Por në këtë rast ky duket një transaksion ëin ëin për të dy palët.

Edi Rama fal tokën publike, ndërsa përfituesit financojnë mekanizmat që e mbajnë atë në pushtet./ Kapitali.al

Previous Post

Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona

Next Post

Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

Next Post
Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Evgjenia e ILDKPI, 2.2 milionë euro për zyra luksoze dhe 40 inspektorë plus, për të fshehur pasuritë e vjetra të pushtetarëve

Evgjenia e ILDKPI, 2.2 milionë euro për zyra luksoze dhe 40 inspektorë plus, për të fshehur pasuritë e vjetra të pushtetarëve

June 12, 2025
Bashkia e Tavos si “Kartel Familjar”/ Kryebashkiaku gati për SPAK? Roli i Dashnor Llazajt

Bashkia e Tavos si “Kartel Familjar”/ Kryebashkiaku gati për SPAK? Roli i Dashnor Llazajt

June 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al