Kryeministri Rama i ka cilësuar patronazhistët “qeliza të PS”.
Nga komunikimi me ndjekësit në Facebook, Rama pranoi se patronazhimi do të vijojë edhe më 11 maj dhe se është ngritur në nivel tjetër.
“Patronazhistët janë në super formë dhe patronazhimin e kemi ngritur në një nivel tjetër. I kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni sepse janë shumë të fokusuar tek kjo punë dhe janë vërtet qeliza të PS, dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim themelor mes nesh dhe të tjerëve, se ata nuk janë parti, nuk kanë parti. E patë vetë se çfarë ndodhi me Primaret, nuk janë parti janë gjymtyra të shpërndara është qamet i madh”, tha Rama.
Kreu i socialistëve i është referuar shpesh patronazhistëve si një aset i çmuar i PS, duke u kthyer në disa raste dhe në avokatin e tyre.