Fatmir Xhafaj është gati të hyjë sërish në garën për një mandat si deputet, por këtë herë ndodhet sërish jashtë listës zyrtare të Partisë Socialiste për qarkun Tiranë.
Në zgjedhjet e fundit, Xhafaj arriti të sigurojë mandatin duke thyer herësin, një rezultat i cili u ndihmua nga mbështetja e strukturave të Bashkisë Tiranë, pavarësisht se Edi Rama e kishte pozicionuar nga fundi listës me synimin për ta lënë jashtë Parlamentit.
Ky rezultat dhe sfida nga Veliaj e Xhafaj acaroi jo pak kryeministrin dhe prishi planet e tij.
Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, Xhafaj ka pranuar vendin në listën e hapur të PS-së për Tiranën, duke kërkuar mbështetjen e socialistëve.
Ai e cilëson veten si një nga zërat më të rëndësishëm në forcimin e reformës në drejtësi dhe thekson se është i përkushtuar për ta çuar këtë proces deri në fund.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Erion Veliaj do të luajë sërish një rol kyç në mbështetjen e tij, duke aktivizuar strukturat lokale në favor të Xhafajt. A do të mundet ai të përsërisë skenarin e katër viteve më parë dhe të sigurojë një tjetër mandat, apo këtë herë do të mbetet jashtë Parlamentit? /korrieri