Një shëtitje në mal u kthye në tragjedi në Val Passiria. Gezim Iljazi, me origjinë nga Shqipëria dhe banues në provincën e Rovigos, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 100 metrash.
Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, ai ndodhej vetëm pranë ujëvarave të Stulles, por rreth mesditës, ai ra në humnerë.
Dëshmitarët thanë se fillimisht panë të binte çanta dhe më pas edhe vetë Iljazi.
Mendohet se pas kalimit të segmentit më të vështirë, ai mund të ketë hequr çantën dhe ka rënë gjatë përpjekjes për ta marrë sërish.