Thursday, June 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pse po hesht papritur Berisha për dyshen Orest Sota dhe Ergys Agasi?!

Editor by Editor
April 1, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Orest Sota dhe Ergys Agasi në syrin e ciklonit të portaleve, mafia, droga, grupet e frikshme të Durrësit dhe kullat e Tiranës…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk dihet ende pse po hesht papritur Saliu për dyshen Orest Sota dhe Ergys Agasi . As Agasi dhe Sota nuk kanë reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit. Nga një vëzhgim që ka bërë Korrieri, rezulton se janë fshirë një pjesë e mirë e shkrimeve kundër Agasit dhe Sotës. 

SPAK, mediat dhe politika janë duke u marrë me drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, por shumë pak personave u ka bërë përshtypje tërheqja me “sustë” apo heshtja e ish-kryeministrit Berisha sa i përket dyshes Ergys Agasi – Orest Sota, të cilët i kishte vënë nën shënjestër përmes rrjeteve të tij sociale dhe portaleve të frymëzuara dhe financuara prej tij.

Pse po hesht papritur Saliu për dyshen Orest Sota dhe Ergys Agasi ?!

Berisha dhe mediat pranë tij i portretizuan Ergys Agasin dhe Orest Sotën si persona që “po ndërtonin në Tiranë me paratë e grupeve të drogës dhe personazheve të frikshëm nga Durrësi”. Madje u shkua deri atje sa u kërkua nga SPAK që të hetohej aktiviteti i tyre për të zbuluar prejardhjen e parave, por pas një jave “stuhi” pushoi gjithçka dhe Berisha e mediat e tij po heshtin.

Pse po ndodh kjo?!

Dihet botërisht që Berisha nuk sulmon spontanisht dhe nuk i sul të tijtë për hir të interesit publik. Diku duhet të kenë prekur në kallo Ergys Agasi dhe Orest Sota që e bën ish-kryeministrin të sulet me tërbim ndaj tyre ose ata kanë gjetur mënyrën për ta bërë të heshtë.

Por, ndërkohë që Berisha ka heshtur, nuk ka në fakt asnjë reagim edhe nga institucionet përgjegjëse që të konfirmojnë apo rrëzojnë akuzat e tij. Kjo do ta ndihmonte shumë publikun të kuptonte më tepër mbi shkaqet e “stuhisë” berishiane ndaj tyre.

Madje, as Ergys Agasi dhe Orest Sota nuk kanë reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit.

Nga një vëzhgim që ka bërë Korrieri, rezulton se janë fshirë një pjesë e mirë e shkrimeve kundër Agasit dhe Sotës.

Duket sikur nuk ka ndodhur asgjë… ose dikujt i intereson që kjo çështje të mos diskutohet më.

Pyetja që shtrohet është: Berisha ka kuptuar që i ka rënë Agasit dhe Sotës më qafë kot apo e kanë “bindur” të moa flasë më?!

Agasi doli në skenën politike duke marrë postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit kur në ministri ishte Lefter Koka. Ai kaloi nga LSI edhe pse është djali i Bardhyl Agasit, ish-Sekretari i PS në kohën e Nanos. Tani ka kaluar sërish me PS dhe sipas portaleve më shumë se detyrat politike, ka detyra të tjera edhe më të rendësishme që nuk duken në publik, të cilat, sërish sipas portaleve, i dinë institucionet që duhet t’i dinë.

Madje, në media është raportuar për një bashkëpunim Ergys Agasi – Orest Sota në ndërtimin e disa kullave në Tiranë me para me burim aktivitete jolegale në Durrës dhe kryeqytet.

Në të vërtetë, Orest Sota po ndërton disa kulla në Tiranë, por deri më tani nuk është hetuar dhe provuar se po ndërtohen me para droge dhe krimi.

Deri më tani gjithçka në lidhje me Ergys Agasin dhe Orest Sotën janë në kuadër të përfoljes mediatike, askush nuk ka publikuar fakte publike, një praktikë joetike kjo për mediat, por kjo nuk do të thotë që ndonjë prokuror i guximshëm i SPAK nisë një hetim për veprimtaritë e tyre, e cila për hir të së vërtetës nuk duhet paragjykuar para një verifikimi.

Tags: BerishaErgys AgasiOrest Sota
Previous Post

Kapet me drogë në Itali, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Next Post

Albano përplaset me Sonilën dhe mbyll veshët: Lalala, nuk dëgjoj…

Next Post
Albano përplaset me Sonilën dhe mbyll veshët: Lalala, nuk dëgjoj…

Albano përplaset me Sonilën dhe mbyll veshët: Lalala, nuk dëgjoj…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

June 12, 2025
Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

June 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al