Tirana ndodhet nën masa të rrepta sigurie këtë të premte, pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë. Rreth 1500 forca policie janë angazhuar për të garantuar rendin, ndërsa akset kryesore rrugore në qendër të qytetit janë bllokuar.
I pranishëm në terren u pa edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita .
Plani i masave parashikon dislokimin e efektivëve në pikat kyçe, veçanërisht rreth institucioneve kryesore shtetërore. Përveç pranisë së shtuar policore, autoritetet kanë vendosur gardhe metalike, autobote me ujë dhe një autoambulancë në gatishmëri pranë zonës së protestës.







