Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria godet rrjetin e Nadir Çaushollit, CFO Pharma në qendër të skandalit me rimbursimet e barnave, arrest me burg për Spartak Zekjan e FSDKSH

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Prokuroria godet rrjetin e Nadir Çaushollit, CFO Pharma në qendër të skandalit me rimbursimet e barnave, arrest me burg për Spartak Zekjan e FSDKSH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë masa sigurie në kuadër të hetimeve për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim, sipas neneve 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 4472 i vitit 2025, i zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik-Financiar në Policinë e Tiranës, ka zbuluar një skemë të organizuar mashtrimi në sektorin farmaceutik.

Në qendër të hetimeve ndodhet shtetasi Frigul Milla, administrator i subjektit “CFO Pharma”, i cili dyshohet se ka përdorur subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, përmes administratorëve të tyre, për të krijuar fatura dhe inventarë fiktivë në sistemin “Edepo”. Këto të dhëna të rreme kanë shërbyer për shitjen e barnave të rimbursueshme “Foster” dhe “Trimbow”, duke i mundësuar “CFO Pharma” të përfitonte fonde nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit Ilir Shehu, administrator i kompanisë “Medicamenta”, importues ekskluziv farmaceutik i licencuar nga FSDKSH, i cili denoncoi veprimtari të kundërligjshme të “CFO Pharma” dhe shpërndarësve të saj fiktivë, të lidhur me zyrtarë të Fondit.

Nga të dhënat e siguruara nga FSDKSH, Drejtoria e Tatimeve dhe kallëzuesi, rezultoi se “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” kishin deklaruar sasi fiktive barnash, pa asnjë blerje reale – përkatësisht 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” nga “Pharma Plus”, dhe 4000 kuti “Foster” e 11 500 kuti “Trimbow” nga “Medix Albania”, me vlerë totale mbi 70 milionë lekë.

Prokuroria thotë se këto kontrata dhe inventarë janë miratuar nga zyrtarë të FSDKSH, duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm Spartak Zekja, i cili ka nënshkruar marrëveshjen me “Pharma Plus”. Gjithashtu, punonjëset Romina Agalliu, Zade Mali dhe Esjana Gjishti janë dyshuar për falsifikim dokumentesh, pasi kanë verifikuar si ekzistuese sasi barnash që nuk gjendeshin fizikisht në magazina.

Në përfundim të hetimeve paraprake, u caktuan këto masa sigurie:

  1. Alba Zylfo – ndalim daljeje nga shteti dhe detyrim paraqitjeje;
  2. Jona Berberi – ndalim daljeje nga shteti dhe detyrim paraqitjeje;
  3. Lorela Ballabani – ndalim daljeje nga shteti dhe detyrim paraqitjeje;
  4. Frigul Milla – arrest në burg (shpallur në kërkim);
  5. Spartak Zekja – arrest në burg;
  6. Zade Mali – ndalim daljeje nga shteti dhe pezullim nga detyra publike;
  7. Esjana Gjishti – ndalim daljeje nga shteti dhe pezullim nga detyra publike;
  8. Romina Agalliu – detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këta persona kanë kryer në bashkëpunim veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Fshehjes së të ardhurave”, me qëllim përfitimin e fondeve publike të rimbursimit të barnave në vlera të mëdha.

Tags: CFO PharmaNadir Çausholli
Previous Post

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

Next Post

Kushtetuesja la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama

Next Post
Kushtetuesja la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama

Kushtetuesja la në detyrë Veliajn, reagon për herë të parë Rama

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al