Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prapaskenat e pazareve që u vulosën te dreka luksoze në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve, Rama dhe…

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Prapaskenat e pazareve që u vulosën te dreka luksoze në “Kep Merli” me zëvendëskryeministrin e Emirateve, Rama dhe…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, priti të shtunën zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”, i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë. Aty Al-Nahyan – i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan – është takuar me Ramën, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Në foto shihet jahti i arabit në Porto Palermo, të cilit mesa duket i është vënë syri, pasi në këtë takim, sipas burimeve dyshohet se është diskutuar një marrëveshje për shfrytëzimin e një prej pronave më të rëndësishme ushtarake në bregdetin shqiptar. Ministri Pirro Vengu do të hartojë një projektvendim për heqjen e pronës nga zona ushtarake, projekt që më pas do t’i kalojë presidentit Bajram Begaj për miratim dhe më pas qeverisë për vendimmarrje.

Për realizimin e këtij procesi do të angazhohen, përveç ministrit të Mbrojtjes, edhe Belinda Balluku, Kumbaro dhe vetë Vengu si relatues. Burimet e brendshme brenda qeverisë tregojnë se kjo marrëveshje është një prej urdhrave të Ramës që po ngjallin shqetësim të madh. Stafi i ministrive përkatëse është i alarmuar për pasojat ligjore të këtij operacioni, duke evidentuar se një vendim i tillë mund të përbëjë shkelje të ligjit dhe interesave të shtetit shqiptar pasi mund të bëhen shumë kollaj objekt hetimi nga SPAK. Ndërkaq, nivelet më të larta të udhëheqjes janë në pritje të përfitimeve financiare, të cilat pritet të jenë shumë milionëshe.

Frika nga SPAK

Frika e tyre vjen nga dosjet që SPAK po heton pikërisht për aferat me pronat në ushtri. Kujtojmë se ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollaria ka publikuar të dhëna faktike dhe ligjore të disa pronave ushtarake të marinës shqiptare. Sipas tij, një sërë bazash detare strategjike në Shëngjin, Kepin e Palit, Pashaliman, Palermo dhe Porto Romano janë objekt hetimi nga SPAK për procedura të dyshimta të tjetërsimit, ndërtimit pa leje dhe dhënieje në përdorim privat.

• Baza detare e Shëngjinit nën sekuestro 66,4 ha dhe në hetim nga Prokuroria Lezhë.

• Baza detare e Shëngjinit në hetim nga SPAK për ndërtimin e godinës 4-katëshe (Dosja 109/2021).

• Baza detare e Shëngjinit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).

• Baza detare e Kepit të Palit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).

• Baza detare e Pahalimanit nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).

• Baza detare e Palermos nën hetim nga SPAK për procedurën e nxjerrjes nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes të vitit 2016 (Dosja 109/2021).

• Prona nr. 219 në Porto Romano zaptuar nga Porti MBM prej tre vitesh dhe Ministri Vëngu nuk zbaton ligjin për lirimin e pronës. Nën hetim nga SPAK. (Dosja 108/2021).

Previous Post

Sulmi në News 24, reagon AGSH: Po rrezikohet jeta dhe siguria e gazetarëve

Next Post

U qëllua me 6 plumba vite më parë/ Dritan Avllaj “Tan Lepri” kordinatori i Belinda Ballukut me bandat në Fier, kur do e hetojë SPAK biznesmenin kontravers?!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al