Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

“Prania (Jo)Besnike” e Ramës, propagandë apo dëgjesë e censuruar me popullin?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
“Prania (Jo)Besnike” e Ramës, propagandë apo dëgjesë e censuruar me popullin?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

E ashtuquajtur “Prania Besnike”, u prezantua më 30 korrik 2026, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS. Nga ajo çka Rama shpjegoi sot, në thelb, Prania Besnike është një lloj “zyre pritjeje” periodike e deputetit me qytetarët, por e konceptuar me rregulla të përcaktuara nga Rama.

“Çdo të premte në orën 17:00 të gjithë ne që jemi këtu do jemi aty ku e kërkon Prania Besnike. Prania Besnike nuk është mbledhje. Prania Besnike është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët”, deklaroi Rama.

Pra, e premtja e orës 17:00 do i gjejë socialistët në një tryezë me një qëllim që do të duhej të ishte përcaktuar 13 vite më parë: të dëgjojë popullin që e ka votuar.

Mirëpo, ky takim i përjavshëm ose siç Rama e ka konsideruar, një dëgjesë me popullin, është e mirëorganizuar për të qenë totalisht e censuruar. Vetë Rama e tha qartë se nuk do të ketë kamera e telefona, por vetëm disa foto para çdo takimi.

“Kush do të qajë hallin e tij, vjen në atë orë, në atë vend dhe pret momentin kur do të ulet në tryezë përballë përfaqësuesve të tij dhe do të marrë shënim çfarë robi i Zotit po flet, me respekt dhe Prania Besnike nuk pranon kamera. Prania Besnike pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. Prania Besnike refuzon përkatësinë partiake. Prania Besnike nuk pranon numër telefoni dhe dhënien e shpresës se dikush do të ndihmojë jashtë rregullave”, tha Rama.

Në një kohë kur transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve do të duhej të ishin pjesë e natyrshme e funksionimit të institucioneve, “Prania Besnike” vjen me rregulla që e mbajnë median jashtë derës. Qytetari mund të flasë, të ankohet dhe të “qajë hallin”, por publiku nuk do të ketë mundësi të shohë apo të dëgjojë se çfarë ndodh në këto takime.

Pas 13 vitesh në pushtet, Rama u kërkon tashmë deputetëve të ulen përballë qytetarëve dhe t’i dëgjojnë. Por pyetja që mbetet është nëse kjo është një mënyrë e re për të dëgjuar popullin apo thjesht një tjetër skenë politike, këtë herë pa kamera.

Previous Post

Atentati në Mirditë/ Një i shoqëruar dhe një pistë hetimi, makina u dogj 20 minuta pas vrasjes

Next Post

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Next Post
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

Bilanci i protestave në Tiranë, 36 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital

October 19, 2026
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al