Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Popullsia serbe e zhgënjyer, bie mbështetja për anëtarësimin në BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Popullsia serbe e zhgënjyer, bie mbështetja për anëtarësimin në BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE.

Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre.

“Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet,anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.

 

Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një “martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për “stabilokracinë.”

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, “ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore.”

Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.

Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: “Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real”, citon kna./DW

Previous Post

Teatri vazhdon, AKSHI i jep 2.4 MLN EURO tender “zarit” te Ermal Beqirit

Next Post

Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

Next Post
Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al