Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi dy ditë më parë organizimin e protestës në mbrojtje të votës së shqiptarëve, më 16 Maj.
Protesta do të mbahet në Bulevardin e Ri në orën 17:00.
Por, pavarësisht se u njoftua që protesta do të jetë paqësore, policia nuk i ka dhënë leje PD-së, me pretendimin se në po të njëjtën ditë, mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Në kuadër të samitit, disa akse rrugore janë të bllokuara dhe kjo është përdorur nga policia si argument për të mos i dhënë leje opozitës për protestën.