Një përplasje mes anëtarëve të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë dhe Policisë Bashkiake është regjistruar sot pranë Bashkisë së Tiranës.
Avokati Altin Goxhaj dhe përkrahësit e tij akuzojnë autoritetet bashkiake se po përpiqen të pengojnë mbledhjen e firmave për regjistrimin e partisë në zgjedhje.
“Veremlija sjell patronazhistët e Bashkisë për të penguar mbledhjen e firmave të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë (çdo ditë në 13:00-19:00 para Hyrjes Kryesore të Bashkisë Tiranë) por ne siç ju kemi thënë jemi çdo ditë këtu përveç mbledhjes së firmave edhe për të protestuar dhe kërkuar shkarkimin e Veremlisë dhe ky fakt përjashton praninë e policisë bashkiake pasi është kompetencë ekskluzive i Policisë së Shtetit sipas ligjit të tubimeve.
Puna është se Policia e Shtetit nuk veproi ndaj policëve bashkiakë kur shkuan të protestojnë si civilë para SPAK ndaj dhe është e kompleksuar për të vepruar ndaj nesh“, thuhet ne njoftim.
https://www.facebook.com/share/v/15cm2CPdBY/