Prokuroria e Posaçme ka thirrur deputetin socialist, Plarent Ndreca për t’i komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
Mësohet se dje përfaqësuesit ligjorë të tij janë paraqitur në SPAK për tu njohur me përfundimin e hetimeve.
Bashkë me Ndrecën, iu është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.