Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasi H. K. u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim, ku u konstatua se kishte pësuar dëmtime në kokë.
Pas njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe nisën menjëherë hetimet dhe arrinën të identifikonin dhe kapnin autorin, shtetasin C. K., i cili u arrestua për veprën penale. Mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale.
Aktualisht, shtetasi H. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Çështja është në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme.