Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Pikantet e Partizani-Erzeni/ Shehi nis misionin, shijakasit “bëjnë ligjin” në tribuna

Editor by Editor
in Sport
0
Pikantet e Partizani-Erzeni/ Shehi nis misionin, shijakasit “bëjnë ligjin” në tribuna
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani-Erzeni, që u luajt në “Air Albania”, por u “sundua” nga tifozët shijakas. Në stadium ishin të pranishëm rreth 2 mijë tifozë.

* Orges Shehi, trajneri i ardhshëm i Partizanit, shfaqet në tribunë para ndeshjes në shkallët e stadiumit, këtë herë pa ndrojtjen e askujt. Durrsaku para ndeshjes shfaqet i shoqëruar nga drejtori i marrëdhënies me median, Olsi Ranxhi, e më pas ndjek ndeshjen i qetë dhe i përqendruar. Durrsaku pritet të firmosë për 3 vite. Me siguri Shehi ka nisur edhe planet për mënyrën se si do ta drejtojë ekipin.

* Ndeshjes i paraprin një ceremoni e shkurtër, ku Murataj me Superkupën e Rrapaj, Cara e Hadroj me çmimet e fituara nga ceremonia “Më të mirët”, përshëndetën tifozët e pranishëm dhe pozuan së bashku. Kjo u pasua nga një foto me skuadrën olimpike speciale.

* Në një moment të pjesës së parë portieri Hasanbelli “debaton” me mbrojtësit për ekzekutimin e një rivënieje fundore. Ata hapen në krahë për ta nisur nga poshtë, por portieri u ulëriti të avancojnë, sepse vendos të luaje me top të gjatë.

* Murataj kërkon të shpërqendrojë sa më shumë Kahrimanoviç te momenti i penalltisë. Kapiteni i kuq shkon dhe lëviz pak centimetra topin, me pretendimin se sfera është vendosur në vendin e gabuar.

* Një moment i rrallë shënohet në minutën e 69-të, aty kur dy vëllezërit Gjergji dhe Kristi Kote futen në të njëjtin moment në fushë, por me fanella të ndryshme. Gjergji luan për Partizanin, ndërsa Kristi për shijakasit. Edhe ky i fundit e ka nisur karrierën te “demat”, për të kaluar më pas te Kukësi e së fundmi te shijakasit.

* Në minutat e fundit të sfidës, Partizani ka vetëm dy lojtarë me rol natyral mbrojtës. Ata janë Sota dhe Hadroj. E gjithë pjesa tjetër janë mesfushorë ose sulmues, me Abilaliajn, që zbraz gjithë “arsenalin” e tij për të gjetur golin e barazimit.

* Andi Hadroj duket mjaft i mërzitur pas ndeshjes. Menaxheri i ekipit, Amarildo Dajlani shkon ta ngushëllojë, por pukjani e largon me ngulm.

Previous Post

Moviola e Partizani-Erzeni/ Penallti të drejta, VAR-i shpëton Dyrmishin (VIDEO)

Next Post

Zjarr në një nga katet e një qendre tregtare në Lushnjë, evakuohen klientët

Next Post
Zjarr në një nga katet e një qendre tregtare në Lushnjë, evakuohen klientët

Zjarr në një nga katet e një qendre tregtare në Lushnjë, evakuohen klientët

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

September 15, 2026
I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al