Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se asnjë deputet i cili kishte të paktën një mandat, nuk do të ishte pjesë e listave të mbyllura, duke i zëvendësuar me emra të rinj që garojnë për herë të parë.
Pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e PS. Deputeti Petro Koçi ka njoftuar tërheqjen nga gara e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një njoftim, Koçi shprehet se po tërhiqet nga lista e kandidatëve për deputet, pasi nuk ka në ngarkim një zonë elektorale.
Socialisti duket se ka një hatërmbetje për vendosjen e Blendi Gonxhes si përgjegjës politik për zonën e Kombinatit, pasi sipas tij ka sjellë një spostim jotransparent dhe nuk ka përcaktuar qartë funksionin e Koçit në zonë.
“E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;
1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.
2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.
3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.
4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.
5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Ëhatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje”, shkruan Koçi.
Deputeti socialist e mbyll me një thirrje drejtuar kolegëve të tij që kanë çështje të hapura në SPAK.
“E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim”, thotë Koçi në mbyllje të reagimit.