Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja me armë në Greqi, kush është shqiptari i plagosur

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Përplasja me armë në Greqi, kush është shqiptari i plagosur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Alesio Xhelo dyshohet të jetë shqiptari që mbeti i plagosur pas përplasjes me armë me policinë greke mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Mikrolimanos, në Pire.

Sipas autoriteteve greke, 42-vjeçari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte në kërkim për një sërë veprash të rënda penale. Policia greke bëri me dije se ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian dhe “Red Notice”, ndërsa dënimet dhe masat e sigurisë në shtetin grek arrinin në mbi 73 vite burg.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, ku efektivët po kryenin kontrolle në biznese të zonës. Sipas deklaratës zyrtare, policët e konsideruan të dyshimtë 42-vjeçarin dhe tentuan ta kontrollonin, por ai u përpoq të largohej me automjet.

Autoritetet pretendojnë se në momentin e ndërhyrjes, shqiptari nxori armën dhe ia drejtoi një efektivi policie, ndërsa një tjetër polic reagoi duke e qëlluar dhe neutralizuar. I plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit, policia greke gjeti dy pistoleta të mbushura, një revolver, si dhe një armë me plumb në fole dhe karikator me 32 fishekë. Në afërsi u zbulua edhe një çantë me lëndë narkotike dhe gjashtë granata dore.

Sakaq sipas raportimeve, Alesio Xhelo rezulton person me të shkuar kriminale. Ai ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, pak kohë pasi ishte arratisur nga një burg grek. Më pas u mbajt në “arrest shtëpie” në Fier, nën mbikëqyrjen e forcave speciale.

Në mars të vitit 2025, ai ishte arrestuar sërish pasi kishte kërcënuar dhe fyer një efektiv të FNSH-së gjatë detyrës, por rezulton të jetë liruar disa muaj më vonë. Po ashtu në rrjetet sociale publikonte shpesh video nga përditshmëria e tij, ndërsa së fundmi dyshohet se qëndronte në Sarandë

Tags: Alesio Xhelo
Previous Post

Kush i financon grataçelat në Tiranë? “Real Estate”, mekanizmi kryesor i pastrimit të parave

Next Post

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia. Gjykata: E papranueshme

Next Post
Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia. Gjykata: E papranueshme

Lul Berisha kërkoi ulje dënimi me 1.5 vite burg nga Amnistia. Gjykata: E papranueshme

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al