Sot mbyllet afati për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar gjithsej 284,114 kërkesa, nga të cilat 225,797 janë miratuar dhe 42,009 janë refuzuar.
Emigrantët shqiptarë në Itali kryesojnë numrin e aplikimeve me 142,895 regjistrime, më pas vjen Greqia me 100,187 aplikime, ndërsa nga Gjermania janë regjistruar 35,331 kërkesa.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dje është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit për ata shtetas shqiptarë që janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në platformën PER. Kjo shtyrje mundëson që ata të korrigjojnë aplikimet e tyre dhe të vazhdojnë procesin e regjistrimit.