Apeli i GJKKO pritet të shpallë vendimin më 8 nëntor në orën 14:00 lidhur me aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Gjyqi në Apel që nisi në orën 09:00 të mëngjesit u mbyll në orën 17:35 minuta.
Kujtojme se gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve.
Po ashtu, mësohet se Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza duke thënë se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Ai ka shtuar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve.
Sipas ish-ministrit, SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion.
Ndërkohë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.
Në seancën e sotme, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar me 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën përveç akuzave të korrupsionit e pastrimit të parave kërkuan që të dënohet edhe për shpërdorim detyre.
Ish-ministri Koka është dënuar në shkallën e parë me 5 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar, ndërsa nësë gjendet fajtor edhe për shpërdorim detyre do të vuajë dënimin me një vit e 2 muaj heqje lirie.
Ndërsa dy biznesmenët e inceneratorit që janë ende në kërkim, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë dënuar nga shkalla e parë me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.
Ndërsa Stela Gugallja që mbante postin e administratorës së inceneratorit të Elbasanit u dha dënimi me 4 vite e 8 muaj heqje lirie.
Nga ana tjetër për ish-anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u shkalla e parë ka dhënë dënime me nga 2 vite e 8 muaj heqje lirie.