Një vit pas aksionit në zonën e Thethit, deputetja Marjana Koçeku ka shprehur pendesë për mbështetjen që i dha aksionit të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, për shembjen e disa godinave.
Në rrjetet sociale, ajo kërkon falje publike ndaj banorëve të Thethit dhe thekson se ka qenë një ndër goditjet ma të mëdha emocionale që ka marrë në jetën e saj.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye“, shkruan Koçeku.

Kujtojmë se Koçeku asokohe, e sapo emëruar deputete doli hapur në mbështetje të aksionit, pasi siç shkruante në rrjete sociale shqetësimi kryesor ishte ruajtja e imazhit.









