Partia Demorkatike do të zhvillojë sot një mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e degëve, në selinë blu.
Sipas njoftimit të shpërndarë, në fokus të mbledhjes do të jenë zhvillimet e fundit politike, si cenimi i të drejtës kushtetuese të opozitës në Parlament.
“Neser ne ora 13:00 do zhvillojme mbledhje ne seli te PD me Kryetaret dhe Sekretaret e degeve me rend dite:
1-Diskutime dhe vendimmarrje rreth zhvillimeve te fundit politike ne vend si dhe bllokimit te hapesirave dhe te drejtave kushtetuese te opozites ne Parlament
2-Te tjera…”, thuhet në njoftim.








