Sunday, June 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës

Editor by Editor
May 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka zgjeruar listën e ankimimeve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar këtë herë përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, PD ka depozituar kërkesën për anulimin e rezultatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj.

“Kjo situatë ka shuar praktikisht çdo kufi mes interesit publik dhe interesit partiak, duke minu themelet e konkurrencës së ndershme dhe të barabartë në një proces qe duhet te isl demokratik.

Në një realitet ku Partia-Shtet (PS) përdor të gjithë aparatin administrativ publik makineri elektorale, opozita nuk përballet më me një kundërshtar politik te organizuar si pa politike, por konfrontohet me një sistem të tërë që e kthen garën në një farsë. Në këto kush zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten thjesht një iluzion.

Farsa elektorale që ne duam të denoncojmë publikisht është pikërisht kjo: Në Shqipëri opozita nuk h në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjith resurset shtetërore apo publike, si dhe mund te angazhoje edhe resurse private pa limit ne dispozicion sa here i nevojitet.”

Në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, zona e Qarkut Tiranë, dokumenton disa raste, përmendet në disa kontekste të rëndësishme:

Përdorimi i burimeve shtetërore në Tiranë

Presion dhe intimidim në Tiranë

Pretendime për lidhje me kercenime dhe presion ndaj votuesve

Tirana përmendet si një nga qytetet ku u raportuan raste konkrete të kërcënimeve dhe presioneve ndaj votuesve për të votuar për Partinë Socialiste. Këto veprime bien ndesh me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në vlerësimin tonë per Qarkun Tiranë, ka prova të mjaftueshme për të disponuar sipas objektit të kërkimit. Sidoqoftë, ne si subjekt zgjedhor përpara shqyrtimit në themel të kërkesës tonë – ne kushtet kur NUK i disposponojme dhe as administrojme Proces-verbalet per cdo QV, kërkojmë nga KAS urdhërimin e KSHZ dhe/ose administratës së KOZ, për të na vendosur në dispozicion provat si më poshtë:

a) Të kryhet kryqëzimi i të dhënave të PEI-së për të gjitha Qendrat e Votimit në Qarkun Tiranë dhe të vihet në dispozicion, sa më parë, një kopje e njëhsuar e këtyre raporteve;

b) Të vihet në dispozicion, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe operatori postar i kontraktuar prej tij, regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në diasporë, që vërteton marrjen personale të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës i Qarkut Tiranë;

c) Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në ketë Zonë Zgjedhore.

d) Kopje e te gjitha Regjistrave te Posaçem e çdo QV ne Zonën Zgjedhore objekt ankimi;

e) Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në çdo QV dhe për secilën KZAZ, në Zonën Zgjedhore;

1) Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve të mbylljes së çdo QV dhe për secilën KZAZ, në Zonën Zgjedhore Proces-Verbali Nr. 81; si dhe

2) Numrin e Fleteve te Votimit te Paperdorura per cdo QV dhe për secilën KZAZ, në Zonën Zgjedhore objekt ankimi.”

Dokumenta bashkëngjitur

Previous Post

U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

Next Post

“I refuzojmë dy ekstremet”, ambasada amerikane në Tiranë ndan fjalimin e Zv.Sekretarit të Shtetit

Next Post
“I refuzojmë dy ekstremet”, ambasada amerikane në Tiranë ndan fjalimin e Zv.Sekretarit të Shtetit

“I refuzojmë dy ekstremet”, ambasada amerikane në Tiranë ndan fjalimin e Zv.Sekretarit të Shtetit

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme
POLITIKE

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme

by Editor
May 27, 2025
0

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se...

Read moreDetails
DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

May 28, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

May 26, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Çunat janë gati”/ Taulant Balla krah futbollistëve të kombëtares, para ndeshjes me Serbinë

“Çunat janë gati”/ Taulant Balla krah futbollistëve të kombëtares, para ndeshjes me Serbinë

June 1, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al