Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Partizani i “shtrëngon duart” Da Silvës, ja prapaskenat me largimin e brazilianit nga kampionët

Editor by Editor
in Sport
0
Partizani i “shtrëngon duart” Da Silvës, ja prapaskenat me largimin e brazilianit nga kampionët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga goleador dhe protagonist absolut në suksesin e titullit kampion, në i padëshiruar. Kjo është përmbledhja e historikut të një viti e gjysmë të Viktor da Silvës me fanellën e Partizanit. Ditën e djeshme Partizani i befasoi të gjithë kur njoftoi ndarjen me mesfushorin e avancuar. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Viktor da Silva! Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Viktor da Silvën. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot (dje) të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Partizani dëshiron t’i shprehë mirënjohjen Viktor da Silvës për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes sonë të madhe, Partizani”, shkruan klubi.

PRAPASKENAT – Megjithëse Partizani njofton se palët kanë vendosur bashkërisht të ndahen, burime për gazetën “Panorama Sport” bëjnë me dije se situata ka qenë ndryshe.

Da Silva të dielën ka qenë në stërvitje si zakonisht dhe në optikën e tij për të ardhmen dukej sikur e shihte veten te Partizani deri në fund të sezonit, pavarësisht se në javët e fundit i ishte dashur të qëndronte më së shumti në stol.

Megjithatë, brazilianit dje i është komunikuar se klubi dëshiron që të mbyllin kontratën. Ka qenë vetë drejtori Arbër Abilaliaj, i cili ka zgjedhur t’ia komunikojë mesfushorit lajmin me një mesazh në celular.

Ai i ka komunikuar Da Silvës se nuk është më në planet e klubit për të ardhmen. Kontrata e brazilianit skadonte në fund të sezonit, por i ndodhur në këto kushte, ai ka vendosur të mos kundërshtojë vendimin e klubit, por të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës.

Nga dje Da Silva është lojtar i lirë. Gazeta pyeti edhe në klub për të pasur një version të tyre dhe komunikimi ishte se palët janë ndarë me kërkesën e lojtarit dhe me mirëkuptimin e klubit, pra me marrëveshje dypalëshe.

MUAJT E FUNDIT – Da Silva ishte faktor kyç për Partizanin e vjetshëm dhe gëzon merita të mëdha për arritjen e titullit kampion. Me 13 gola të realizuar, ai ishte protagonisti më i rëndësishëm, veçanërisht pas largimit të Skukës. Por me ndërrimin e stafit dhe me ardhjen e Zekiçit si trajner dhe Abilaliajt si drejtor, braziliani kaloi në plan të dytë. Fillimisht erdhi ai dënim pas ndeshjes me Valmierën e më pas javë të tëra pa aktivizim, para se palët të ndaheshin 6 muaj para mbylljes së kontratës.

Previous Post

Ka dy oferta nga jashtë, një tjetër yll i Partizanit pranë largimit nga kampionët

Next Post

Bie nga lartësia, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare (Detajet)

Next Post
Bie nga lartësia, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare (Detajet)

Bie nga lartësia, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare (Detajet)

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al