Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Mendim i Lire

Partia Demokratike të kthehet në gjenet e saj!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Mendim i Lire
0
Partia Demokratike të kthehet në gjenet e saj!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ethem Aga

Debati më i madh sot brenda së djathtës dhe veçanërisht në Partinë Demokratike, është sesi duhet ndryshuar, hapur dhe riorganizuar për të mposhtur një të keqe publike që ka përpara; qeverisjen e sotme. Për të ecur përpara, nuk duhet të harrojmë nga vijmë. Sot jemi në kushtet për rikthimin e identitetit tonë. Partia Demokratike pati sukses jo vetëm si emër aletarnativ ndaj sistemit të kalbur komunist, por për idetë që përçoi dhe mbi të gjitha tek shtresat shoqërore ku gjeti përkrahjen. Si parti e djathtë, PD mori mbështetjen e të përndjekurve politikë, ish-pronarëve dhe intelektualët. Të trija shtresat shoqërore ishin nismëtarët e një subjekti politik që transformoi sistemin, duke i dhënë formë dhe përmbajtje vendit. Pa to nuk do ishim PD, po sot a jemi?

Hapja nuk është vetëm një slogan, që sado ta bërtasim nuk mund të ndodhë. Hapja është si princip dhe mendësi, më pas formë për të shkuar drejt saj, dhe, mbi të gjitha të tregojmë qëllimin e hapjes. Fatmirësisht PD bazohet në tre elementët kyç; antikomunizmin (që e gjetën dendur tek ish-të përndjekurit), pronën dhe zhvillimin e saj të cilët me principet e lirisë së tregut dhe fjalën dhe mendimin e lirë që e hasëm në shtresat intelektuale. Po sot ku është gjeneza e PD-së?! Nëse më lart përmenda që fatmirësisht u mbështetëm nga kjo shtresë shoqërore, sot fatkeqësisht na mungon. Shtresa e ish-të përndjekurve politikë nuk është “kohë e shkuar” apo “mbyllje qoftë edhe biologjike e një cikli jetësor”.

Antikomunizmin, përhapjen e ekstremit të majtë, apo të të ashtëquajtuarve të “majtë modernistë”, nuk e luftojmë si kundërshtare, pa i nxjerrë përballë vlerat e së djathtës konservatore që mbartet kryesisht në shtresën e ish të përndjekurve dhe pronarëve. Në PD sot ata nuk mund të thirrën një herë në katër vite për tu kërkuar votën. Të djathtët kërkojnë dhe nuk u nënshtrohen unit, të ashtëquajtuarit globalizëm, apo “hapjes”, duke humbur vlerat tradiocinale të shoqërisë, që edhe pse e dalë nga një sistem i gjatë komunist prej më shumë se katër dekadash, sërish trashëgoi një bosht ideologjik kundërshtarësh të sistemit, duke e paguar shpesh me jetën e tyre.

Vlera e së djathtës janë edhe njerëzit që e përfaqësojnë, jo vetëm principet e “shkruara” në statut dhe program. Pikërisht këtë duhet të mendojmë; afrimin e shtresave që dikur ishin shtylla dhe baza e formësimit dhe më pas qeverisjes së PD-së në vitet e para pas përmbysjes së sistemit komunist. Po ashtu kategoria e biznesit, e konceptuar më parë me termin ende të rëndë “ish-pronarë”, duhet të të ketë hapësirën e saj brenda Partisë Demokratike. Së fundmi dhe jo pa rëndësi janë shtresa e intelektualëve, profesionistëve të fushave të ndryshme me integritet të cilët mos përdoren vetëm “në kohë fushatash” apo “hartues momental” të programeve partiake në prag fushate. Bashkimi i vlerave është nevojë, ndërsa forma për të tërhequr është detyrë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Profesionistët e lirë, si avokatët, inxhinierët, ekspertët e fushave të ndryshme, etj, në PD nuk vijnë se “dikush i thërret”, as se të tjerë thonë se dera është e hapur. Kjo shtresë shoqërore, e cila e bazon suksesin dhe sigurimin e të ardhurave nga puna e ndershme që bëjnë, kanë nevojë për frymëzim dhe besim në krijimin e disa vlerave që përkthehen edhe si norma të koncepteve të tyre. Tërheqja e tre grupimeve që përbëjnë shtyllën njerëzore të një subjekti të djathtë politik, nuk mund të vijë, nëse vetë partia nuk ndryshon konceptet, por përbahet vetëm në formë dhe slogan pa thelb.

Previous Post

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

Next Post

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Next Post
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al