Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor.
Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore duke gjeneruar rrebeshe shiu konvektive.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgëzim 2 ballë.