Valbona Xoxa, nëna e Ajola Xoxës, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Xoxa do të merret në pyetje lidhur me transaksionet e “Ava studio” dhe blerjet online nga karta e saj bankare.
Kujtojmë se ndaj Ajola Xoxës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Hetimet dhe verifikimet e pasurive të deklaruara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, duke përfshirë Ajola Xoxën, Arbër Veliajn, Valbona Xoxën dhe Shqiponjë Veliaj, kanë identifikuar disa pasuri të patundshme në emër të këtyre individëve, duke përfshirë apartamente dhe vila në Tiranë, Kavajë dhe Fier.