Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Paraja e pisët po vret ekonominë e shqiptarëve”, Tabaku: Të rinjve u duhen 60 vjet punë për të blerë një apartament

Editor by Editor
January 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Paraja e pisët po vret ekonominë e shqiptarëve”, Tabaku: Të rinjve u duhen 60 vjet punë për të blerë një apartament
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se ekonomia shqiptare po vuan si rezultat i pastrimit të parave, gjë që sipas saj është kuptuar nga qeveria vetëm së fundmi.

Tabaku u shpreh se sfida që ka sot Shqipëria është se si mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërçin ku është futur.

Sipas saj të rinjtë që largohen nuk do jenë më statistike nëse bëhet prioritet dhe krijohet një model i ekonomisë reale jo asaj të krimit.

“Qeveria më në fund u kujtua që pastrimi i parave dhe ekonomia e krimit po e vdes ekonominë reale. U kujtua që sot të rinjtë,bizneset,sipërmarrjet, ndërtimi por dhe e gjithë ekonomia po vuan si rezultat i pastrimit të parave. Sot një i ri shqiptar e ka të pamundur që të hapë një biznes, të blejë një shtëpi apo që të ketë një apartament sepse duhet patjetër që të konkurrojë me paranë e pisët që ka hyrë në sektorin e ndërtimit. Një i ri duhet të punojë mesatarisht 50 deri në 60 vjet që të arrijë të blejë një apartament në Tiranë, ndërkohë që nga ana tjetër një sektor i tërë është duke u mbyllur vetëm si rezultat i zhvlerësimit të euros. Sot sektori i fasonerisë që ka 20% të eksportit të produkteve shqiptare në të gjithë botën është duke u mbyllur sepse ekonomia e krimit dhe pastrimit të parave po ndërhyn dhe aty: në ekonominë reale të bizneseve të sektorit fason. Kjo është sfida reale që ka sot Shqipëria! Sfida sesi mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërcin ku është futur, në modelin ekonomik që nuk prodhon asgjë përveç korrupsionit dhe të fokusohet në një model që investon tek puna, dija, teknologjia. Jam e sigurt që nuk do i kemi më statistikë të rinjtë që largohen, vetëm nëse bëhet prioritet dhe krijojmë një model të ekonomisë reale dhe jo ekonominë e krimit”, u shpreh ajo.

Previous Post

Vëllai në kërkim për “Metamorfozën”/ “Terror!”, denoncimi: 50 efektive më bastisën shtëpinë dhe më vranë qenin. Eljoni nuk dorëzohet sepse…

Next Post

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, shpërthen granata, dy të plagosur

Next Post
Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, shpërthen granata, dy të plagosur

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë, shpërthen granata, dy të plagosur

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al