Në orën 11:00, opozita do të protestojë sërish sot para bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.
Opozita proteston prej kohësh, pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë në kuadër të dosjes “5D”, duke akuzuar Veliajn si të përfshirë në skandalin “5D” dhe në aferën e inceneratorëve.
Më 7 tetor opozita zhvilloi protestën kombëtare, e para që pas nisjes së mosbindjes civile pas arrestimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.