Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve të Homeland Justice, cënohen të dhënat e shqiptarëve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve të Homeland Justice, cënohen të dhënat e shqiptarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Kompania celulare ONE Albania ka shkaktuar jo pak herë zemërim dhe revoltë tek abonetët e saj për shkak të problematikave të ndryshe që hasin duke nisur nga ofertat dhe rimbushjet, për të cilat nuk gjejnë as zgjidhje të shumtat e rasteve.

Pak kohë më parë edhe deputeti i PS-së në Qarkun e Shkodrës, Frrok Gjini, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ka ngritur shqetësimin se kompania “One Albania” u ka bllokuar celularët dhe politikanëve. Më tej, ai shtoi se qytetarët po vidhen nga kjo kompani celualre dhe këtë sipas tij mund ta konstatojë vetë çdo deputet duke shkuar në dyqanet celulare. Ai ka kërkuar marrjen e masave ndaj kompanisë “One Albania”. Sipas tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) duhet të dalë para komisionit dhe të japë shpjegime.

Në një tjetër mesazh, hakerët kanë dërguar edhe video ku tregojnë si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit të tyre ku kanë vjedhur dhe të dhënat e mijëra abonentëve shqiptarë.

Hakerët thotë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom

MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!”– shkruajnë ata.

Në një tjetër mesazh, hakerët tregojnë se janë vjedhur edhe të dhënat e kompanisë celulare Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania.

Hakerët ngrenë pyetjen se pse klientët u besojnë të dhënat e tyre personale këtyre kompanive kur politikanët e korruptuar që qeverisin në Shqipëri nuk mund të mbajnë të sigurta të dhënat e tyre.

“Shqiponjat Kibernetike të Drejtësisë së Atdheut gjithmonë fitojnë.

Pse klientët duhet t’ju besojnë  kur politikanët e tyre ryshfet-marrës nuk mund t’i mbajnë të dhënat e tyre të sigurta”- shkruajnë hakerët.

 

Pak pasi njoftuan sulmin ndaj “One Albania”, hakerët thanë se kanë sulmuar edhe kompaninë ajore “Air Albania”. Ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë.

Pas kësaj një tjetër mesazh ka mbërritur në Telegram ku njoftohet se grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar edhe faqen e Parlamentit. Hakerët shkruajnë në mesazhin e tyre në Telegram se “do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit”.

Hakerët paralajmërojnë se shumë shpejt deputetët e korruptuar do të shkatërrohen, por nuk japin më shumë të dhëna për informacionet që kanë siguruar pas sulmeve të kryera.

Kujtojmë se grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Lista me fluturimet e kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër publikim që ngjalli debat në vend, me opozitën që ka kërkuar komision hetimor, duke akuzuar Ramën për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave publike. Kërkesa megjithatë u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Mes publikimeve kanë qenë dhe dokumenta të klasifikuara “sekret”, që erdhën pasi kryeministri Edi Rama do të deklaronte se nga hakerat nuk janë marrë të dhëna sekrete.

Gjithashu u publikuan disa mail-e të zyrtarëve të lartëve, mes tyre deputetë të Kuvendit.

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Për këtë qeveria shqiptare bëri përgjegjëse Tehranin zyrtar dhe vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në muajin Shtator, duke dëbuar diplomatët iranianë nga Shqipëria.

Previous Post

E rëndë/ Ndërron jetë biznesmeni shqiptar sëbashku me bashkëshorten

Next Post

Aksidentohet në minierë/ 36-vjeçari dërgohet në spital

Next Post
Aksidentohet në minierë/ 36-vjeçari dërgohet në spital

Aksidentohet në minierë/ 36-vjeçari dërgohet në spital

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al