Janë numëruar tashmë 60% e votave të hedhura nga shqiptarët.
Partia Socialiste kryeson me 437 956 vota të marra, që sipas projeksionit të KQZ, deri në fund do të përkthehen në 83 mandate, shifër që nuk ka ndryshuar që prej nisjes së numërimit.
Partia Demokratike ka siguruar deri tani 282 585 vota, që sipas projeksionit të KQZ deri në fund të numërimit do të përkthehen në 51 mandate.
Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka siguruar deri tani 30 772 vota dhe është në rrugë të sigurt drejt 3 mandateve në të gjithë vendin. Nga një mandat duket se do të sigurojnë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me drejtues Adriatik Lapajn, Mundësia e Agron Shehajt, dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.