Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Nuk paraqitej në punë’/ Skënder Hita përjashton nga radhët e Policisë, Ulian Shpatarakun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
‘Nuk paraqitej në punë’/ Skënder Hita përjashton nga radhët e Policisë, Ulian Shpatarakun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësit Uljan Shpataraku.

Sipas raportimeve, masa e përjashtimit është marrë me motivacionin e mosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë.

Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte pezulluar më herët, në muajin mars të këtij viti, nga Sokol Bizhga, në atë kohë Drejtor i Përkohshëm i Policisë së Shtetit. Edhe ky vendim ishte marrë me të njëjtin motivacion.

Po kush është Ulian Shpataraku?

Ulian Shpataraku njihet ndryshe edhe si mik i Ilir Prodës. Ai ka punuar si zëvendës i Prodës në Elbasan dhe të dy njihen për miqësi të ngushtë mes tyre.

Shpataraku, në vitin 2023, kur mbante pozicionin e Shefit të Anti-Drogës në Policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra, në vijim të një hetimi për shpërdorim detyre. Ai u mor nën hetim nga Prokuroria, pasi kishte liruar në mënyrë të dyshimtë një person, i cili ishte në kërkim për “shfrytëzim lokalesh për përdorim droge”.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të tre viteve më parë. Hetimet e prokurorisë zbuluan se Shpataraku kishte thirrur në zyrë personin në kërkim policor, Endrit Filja, i kishte marrë deklarimin në emër të një vartëseje të tij, nuk kishte njoftuar as eprorët dhe as prokurorinë, por e kishte lejuar të largohej.

Masa e pezullimit nga detyra të oficerit Ulian Shparaku u konfirmua, deri në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që personi nën hetim, Endri Filja, iu shmang hetimit, megjithëse prokuroria lëshoi më pas një urdhër-arresti ndaj tij.

Por, megjithëse faktet e Prokurorisë ishin kokëfortë, Ulian Shpataraku duket se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë në favorin e tij, pasi ai u rikthye në detyrë si zv.drejtor i Policisë së Elbasanit e më pas si drejtor i saj, me firmën e ish-shefit, Ilir Proda.

Tags: ilir prodaSkënder HitaUlian Shpataraku
Previous Post

Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

Next Post

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Next Post
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al