Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk mbylli dot pazarin? Balluku anulon koncesionin 1 miliard euro Miliot-Balldren

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Balluku del pas 3 orësh nga SPAK: Inceneratori i Tiranës ka bërë pis të madh e të vogël…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka anulluar tenderin për dhënien me koncesion të autostradës Milot-Balldrenë.

Ndonëse ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi gjatë fushatës elektorale se brenda dy ditësh, ministria do të shpallte fituesin e koncesionit, ngjarjet kanë marrë një rrjedhë komplet të kundërt.

Kapitali ka mësuar se një ditë më parë, ministria e Infrastrukturës ka vendosur befasisht anullimin e tenderit, ndërkohë që arsyeja zyrtare e anullimit të garës për koncesionin 1 miliardë euro mbetet ende për t’u mësuar.

Tenderi për dhënien me koncesion të autostradës Milot-Balldrenë u shpall në 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe u zhvillua në 10 mars të këtij viti, pasi data e tij u shty disa herë.

Në garë u paraqitën 4 oferta nga kompanitë Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M.

Por Belinda Balluku ka vendosur anullimin e procedurës duke e kthyer sërish ndërtimin e rrugës në pikën zero.

Rruga

Segmenti Milot Balldrenë është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu.

Ky segment ka një gjatësi 17 kilometër dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro vetëm si kosto ndërtimi.

Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi total i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por sipas planit të biznesit, koncesioni do të gjenerojë 1 miliardë euro të ardhura përgjatë gjithë periudhës 35 vjecare.

Kjo është hera e dytë që qeveria shqiptare tenton të japë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldrene. Hera e parë ishte në vitin 2018, kur qeveria zgjodhi fituese të koncesionit kompaninë A.N.K, por me një tjetër model, atë të Partneritetit Publik Privat, sipas të cilit kompania do të ndërtonte rrugën me paratë e veta dhe do të paguhej për 13 vjet nga buxheti i shtetit deri në shlyerjen e investimit dhe fitimin e saj.

Por A.N.K nuk arriti ta ndërtonte rrugën pasi nuk gjeti paratë për ta financuar atë. Rrjedhimit qeveria e anulloi koncesionin për ta tenderuar sërish, por këtë herë me formulën e tarifës së kalimit për qytetarët, jo përmes shlyerjes nga buxheti. Por edhe tentativa e dytë, dështoi sërish.

Tani mbetet për t’u parë nëse ministria e Infrastrukturës do të shpallë sërish tender për koncesionin e Milot Balldrenë, një rrugë e cila vijon autostradën aktuale nga Kashari në Milot, drejt Shkodrës./ Kapitali.al

Tags: ballukuBelinda BallukuKONCESIOJNMiliot-Balldren
Previous Post

Aksident në Tiranë/ “Taksi Lux” përplaset me dy automjete të tjera

Next Post

“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin

Next Post
“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin

“Sandri i Botoksit”, drejtori i policisë bashkiake që zbukuroi veten dhe shëmtoi Sarandën dhe Ksamilin

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al