Iute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit, për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kanë marrë vetë drejtimin e bandës së mikrokredive në Shqipëri pas goditjes së maskave të tyre Olsi Ibros dhe Arben Meskuti, i pari u hodh (ose e hodhën) nga tarraca e një pallati, ndërsa i dyti ndodhet në qeli, ku dyshohet se ka pasur disa tentativa për t’a helmuar që kur ka shprehur vullnetin për t’u penduar.

Fronin e piramidës së mashtrimit, Olsi Ibros së MCA dhe Arben Meskutit të Final, e kanë marrë Iute dhe Kredo me pesë emra, fije të Moskës për destabilizimin e mundshëm të Shqipërisë përmes skemës masive të mashtrimit, mbledhjes së të dhënave, shantazhit dhe pengmarrjes financiare.
Kredo, e njohur me emrat Mondo Finance, Kredo Finance, Kredo.al. dhe së fundit ECFA është funitore e bandës MCA/ADCA/Final me fajdet e këqija për zhvatjen e mijërave shqiptarëve.
Pronari në letra i Kredo.al është mashtruesi letonez Aigars Kesenfelds, i cili kontrollon rreth 100 kompani në Letoni dhe dhjetëra kompani në vende të tjera, i dëbuar nga disa vende me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për skema mashtrimi, aktivitet kriminal dhe tentakulë e orligarkëve pranë Putinit, të sanksionuar nga SHBA. Ai është dëbuar edhe nga Kosova.
Aigars Kesenfelds është prestanome i oligarkut rus të listës së zezë Oleg Boyko. Arlinda Muja është drejtoreshë e Përgjithshme e Kredo (ECFA) dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance. Arlinda Muja është e besuara e Aigars Kesenfelds dhe Oleg Boyko në Shqipëri për punët e zeza, zbatimin e skemave të mashtrimit, afera korruptive, mbledhje të të dhënave të klientëve dhe kalimin e tyre tek rusët, mashtrim me taksat, manovrave me zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitetit të piramidës financiare etj.
Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive.
Ndërkaq, faktet tregojnë se Iute Credit është një tjetër linjë ruse për të destabilizuar Shqipërinë. Ashtu si Kredo, Iute Credit ka furnizuar bandën MCA-ADCA-Final me lëndë të parë, kontratat e mikrokredive kurth për shqiptarët.
Iute bleu edhe Final-in e themeluar nga Emin Barçi dhe Dritan Shano, duke e kaluar më pas në emër të prestanomes Arben Meskutin, të cilin rusët dyshohet se po bëjnë përpjekje për t’a hequr qafet si ortakun e tij Olsi Ibro.
Iute dhe Kredo janë dy fije në dukje të ndryshme, por që komandohen nga e njëjta dorë, Oleg Boyko, njeriu i besuar i Putinit, i sanksinuar nga SHBA. Dy piramidat financiare mashtrojnë qyetarët duke u dhënë kredi deri në 800 % dhe më pas i kalonin tek MCA/Fianl, duke u grabitur shtëpitë.
Pronarët në letra të Iute janë dy estonezët Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, të skeduar për mashtrim me pasoja të rënda dhe tentakula të Moskës. Dy estonezët, sipas disa ivestigimeve, janë prestanome të Oleg Boyko. I besuari i rusëve për drejtimin e punëve të zeza të Iute në Shqipëri është Akan Ajdini, personazhi me emër dhe fytyrë libanezi, i njohur si ‘Njeriu që qesh’.
Ajdini është kunati i Blendi Fevziut, lidhje që mund t’a ketë përdorur për hapjen e rrugëve në Bankën e Shqipërisë, si kupola që kujdeset për veprimtarinë e bandës së mikrokredive.
Çfarë ndodhi në Gjirokastër?
Gjykata e Gjirokastrës ka marrë disa kërkesa për nxjerrjen me urdhra ekzekutimi nga noterja Ernela Çuberi. Zonja është bashkëshorte e Arben Meskutit, pronarit të kompanisë FINAL, e vënë në sekuestro për skemën zhvatëse. Një histori skandaloze që në fakt kishte plasur të paktën 7 apo 8 vite më herët.
Çuberi kërkonte nga Gjykata e Gjirokastrës ekzekutimin e një borxhi të pretenduar nga IUTE CREDIT ndaj një qytetareje. Por, bashkëshortja e Arben Meskutit, Çuberi, sipas gjykatës dyshohet se ka falsifikuar kopjet e kontratës së kredimarrësit me IUTE CREDIT. Pra, ajo kërkonte në gjykatë që t’i bllokonte pronat qytetares duke përdorur dokumente false.
Një skemë e zbatuar masivisht nga subjektet MCA-FINAL dhe rrjeti i subjekteve pas tyre. Por, këtë herë në qendër del edhe IUTE CREDIT. Në fakt, është thënë pak ose aspak fakti që IUTE CREDIT, dikur ka qenë kompani mëmë për subjektin FINAL.
Pikërisht kompaninë e mikrokredive që u sekuestrua për zhvatjen e mijëra qytetarëve. Në këtë sens, nuk duket fare rastësore që del në skenë për çështje të dyshimta edhe IUTE, një kompani që prej disa vitesh e ka shpërngulur jashtë vendit selinë.
Në kallëzimin penal të gjyqtarit për noteren dhe subjektin IUTE CREDIT thuhet mes të tjerash se dyshohet për falsifikim dokumentesh pasi “Këto kopje të kontratës nuk janë marrë nga origjinali, por nga pamje fotografike të telefonit dhe kompjuterit, duke u treguar në pamje, pjesë të telefonit, kompjuterit dhe tastierës së tij”.Në këto kushte, ai kërkoi ndjekjen penale duke e referuar materialin në Prokurorinë e Tiranës. Gjyqtari ka ngritur dyshimin për zhvatje, të orkestruara mbi dokumente të falsifikuara për borxhe që nuk ekzistojnë. Nuk dihet se në çfarë faze është dosja në Prokurori por kallëzimi i bërë nga vetë Gjykata, është një tregues mbi seriozitetin e situatës.
Ajo që e bën çështjen alarmante është fakti se në Gjykata, janë paraqitur qindra çështje të tilla të cilat paralajmërojnë të tjera skandale me kompanitë e mikrokredive. Këtë herë, sytë janë drejtuar tek IUTE CREDIT, e cila ishte objekt i kallëzimit penal. Jo nga një qytetar i zakonshëm, por nga një profesionist i drejtësisë, një gjyqtar…
HISTORIA QË PËRSËRITET…
Por, a kufizohet ky fenomen vetëm tek IUTE CREDIT dhe kompanitë e damkosura ndër vite për zhvatjen e pronave të qytetarëve…? Fenomeni është shumë më i gjerë se kaq. Në verën e vitit 2024, teksa drejtësia më në fund u kujtua të kthejë sytë nga zhvatësit e MCA dhe FINAL, një tjetër kompani e ngjashme konsumonte të tilla shkelje. Në qendër të skandalit është kompania “Credital”, dikur e regjistruar me emrin “Micro Credit Risk”. Kompania kishte blerë borxhet e subjektit tjetër “Kredo Financë”.
Këtu, zbulohet se në skemë rezultonte edhe kjo kompani mjaft e njohur si “Kredo Financë”. Qytetarja me inicialet Z.R. kishte marrë një borxh prej vetëm 5 mijë lekësh të reja te subjekti ‘Kredo’ që pretendohej se nuk ishte shlyer.
Çështja përfundon në gjykatë për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit në dëm të qytetares. Por, përfaqësuese tashmë nuk ishte më ‘Kredo’ por subjekti “Credital” që kishte blerë borxhet nga kompania e parë. Ajo që binte në sy dhe u konstatua nga gjyqtari ishte fakti se marrëveshja ishte me shkrim të palexueshëm. Pra, linte vend për interpretim dhe dyshime falsifikimi.
Në vendimin e gjykatës thuhej shprehimisht se “Ekziston dyshimi se të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në marrëveshje janë shkruar me qëllim me shkrim të palexueshëm në madhësi, që pala huamarrëse mos të njihej me detyrimet e marrë përsipër në marrëveshje”.
Qytetarja Z.R. dyshohet se është mashtruar për të nënshkruar një kredi të re për të shlyer të parën. Pra, skema që bënin më herët MCA dhe FINAL. Kredia ishte me interes plot 204 % dhe përtej çdo llogjike.
Gjyqtari e konsideronte tepër të dyshimtë edhe faktin që kompania “Credital”, i ishte drejtuar dy herë Gjykatës me kërkesa për urdhra ekzekutimi ndaj qytetares Z.R. Ajo u konsiderua një përpjekje për komplikimin ligjor të situatës dhe zhytjen e qytetares në një situatë pa kthim, derisa ti bllokonin pasuritë. Për një borxh që ishte vetëm 5 mijë lekë. Me gjithë kamatvonesat shkonte rreth 60 mijë lekë. Por, çuditërisht në gjykatë vlera përllogaritej mbi 100 mijë lekë.
Në këto kushte, gjyqtari rrëzoi kërkesën për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit ndaj qytetares. Këto dosje që ne disponojmë zbulojnë një fenomen që jo vetëm nuk ka marrë fund, por vijon masivisht të zhvatë qytetarët.
A janë të njëjtit persona që kanë thurur skemat zhvatëse përmes MCA dhe FINAL? Lidhjet mes kompanive që zbuluam në këtë investigim treguan se fijet mes njerëzve janë, por pyetja që ngrihet është: kush qëndron në majën e Piramidës…?
Në vijim, ne do të sjellim të tjera denoncime dhe materiale që zbulojnë thellimin e dramës së mikrokredive…
Në skenë Credital e Elton Janinës
Pas Credital, pjesë e mashtrimit të madh, qënron Elton Janina. Janina njihet si një shitës i thjeshtë mobiliesh. Drejtori i Hipotekave Ilirjan Muho, përfaqësues i LSI, e katapuloi në Hipotekën e Tiranës.
Janina dyshohet se bëri miliona euro në një kohë të shkurtër me dallaveret në Hipotekë.
Në 10 maj 2019, Elton Janina themelon kompaninë Micro Credit Risk, me nipt L91803020G, me objekt veprimtarie mikro kredi dhe blerje të kredive me vonesë.
Për t’u kamufluar, në dhjetor 2022, Janina ndryshon emrin e kompanisë nga Micro Credit Risk në Credital.
Kompaninë e mikrokredisë Credital, Elton Janina e kontrollon përmes kompanisë Angelus Lex me nipt L51713007A, me objekt konsulencë ligjore.
Angelus Lex është themeluar në prill 2015, ku Janina është aksioner me 100 %.
Fillimisht Janina e nisi aktivitetin e dyshuar dhe të denoncuar si kriminal, në një apartament modest në ish Bllok. Janina është bashkëshorti i ambasadores së Shqipërisë në Bruksel, Suela Janina.
Tashmë Janina është zgjeruar, ka krijuar një ‘bandë’ me dhjetëra punënjës, duke u zhvendosur tek Pazari i Ri, vetëm disa metra larg Prokurorisë së Përgjithshme./ Prapaskena.com