Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një votë, një tender/ Qoka e Rakip Sulit, 900 MLN lekë këshilltarit bashkiak, Agim Kraja, për asfaltim në Bathore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Një votë, një tender/ Qoka e Rakip Sulit, 900 MLN lekë këshilltarit bashkiak, Agim Kraja, për asfaltim në Bathore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vota e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranë, Agim Kraja është e shtrenjtë. Prej dekadash, pronari i kompanisë “Xhast SHPK” e ka kthyer velën me shkathtësi andej nga fryn era dhe është tashmë një faktor duke marrë koncesione, HEC-e, leje dhe pjesë të parave nga prokurimet publike. Ishte me LSI-në pastaj kaloi me Veliajn, më pas me Ramën.

Qëndrimet e tij politike janë reflektuar në favorizimet e vazhdueshme që i janë bërë nga zyrtarët e tenderave nëpër bashki. Së fundmi, Kraja është shpërblyer nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, me një tender shumë të madh.

Objekti i Tenderit është “Ndërtim Rrugët Blloku 2 Bathore 6-7” me fond limt 89 145 761,00 lekë pa TVSH. Nuk ka asnjë mëdyshje, për t’ia dhënë tenderin njeriut të familjes së “Rilindjes”.

Në tenderin e mbajtur më 25 gusht 2025 janë përjashtuar nga gara të gjithë pjesëmarrësit që të fitonte kompania e këshilltarit bashkiak. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është klasifikimi që i bën tenderit Open Data Albania. Theksojmë se procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.

Më 15 shtator 2025, një nga nënkryetarët e bashkisë, me urdhër dhe delegim nga Rakip Suli, ka firmosur formularin e shpalljes së fituesit. Bashkimi i operatorëve “APIS CONSTRUCTION” shpk 9.37 % & ILIRIA/D 9.72 % & XHAST SHPK : 80.91 %, me dy subjekte mbështetës do të marrë kontratën e tenderit me ofertën 83,633,677.45 lekë pa TVSH.

Kriteri i shpallur organizatorët e tenderit për fituesin ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”. Por kjo nuk funksionon kur ka korrupsion politik. Kompania e Agim Krajës fitoi megjithëse kishte ofertë me vlerë më e lartë nga propozimet e firmave të tjera pjesëmarrëse.

Konkretisht, bashkimi i operatorëve ekonomikë “KUPA” shpk & “SELAMI” shpk & “STERKAJ” shpk ofroi ta bënte këtë punë me 72,913,296.50 lekë pa tvsh.

Bashkimi tjetër “L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “VARAKU E” shpk bëri ofertën 69,684,077.31 lekë pa tvsh.

Po ashtu, dy kompanitë “K.TURJA” shpk & “MELA” shpk bënë ofertën 71,223,899 lekë pa tvsh.

Duke e parë se paratë e tenderit për rrugicat e Bathores kanë shkuar në duart e biznesmenit Agim Kraja, shqetësohemi se nuk pritet punë me cilësi dhe në afat nga kompania e tij.

“Xhast shpk” ka hyrën listën e Kontrollit të Lartë të Shtetit si subjekt që merr pagea për punë të pakryera.

Në një raport të kohëve të fundit të KLSH, për veprimtarinë e Bashkisë Elbasan, përfshihet edhe konkluzioni i auditimit të procedurës tenderuese me objekt ‘ndërtim rrjeti KUZ në zonat informale’. Sipas KLSH-së, kompanitë e Agim Krajës dhe Hajredin Ukperajt kanë mashtruar me zbatimin e kontratës, duke falsifikuar volumin e punimeve dhe u janë certifikuar punime të pakryera.

KLSH-ja i ka kërkuar Bashkisë Elbasan që të ndjekë procedurat ligjore, duke detyruar dy kompanitë të kthejnë në buxhet paratë e vjedhura publike.

Biznesmeni Agim Kraja është klient i vjetër i Rakip Sulit. Edhe në vitin 2022, Suli i dha kësaj kompanie tenderin 120 milionë lekë për një rrugë në Paskuqan, e cila sot është e amortizuar.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Kallëzimi i fundit në SPAK për Sulin është bërë në prill 2025 për “shpërdorim detyre”.

/Gijotina.com/

 

Tags: Agim KrajaRakip sulitender
Previous Post

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

Next Post

Aksident në Sarandë-Delvinë, plagoset një grua

Next Post
Aksident me vdekje në Rrogozhinë-Lushnje/ Autobusi me targa greke përplas motomjetin, vdes shoferi (EMRI)

Aksident në Sarandë-Delvinë, plagoset një grua

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al