Nis sot zyrtarisht fushata elektorale pë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të hapin siparin e një muaji me takime, mitingje dhe përballje mes partive politike dhe kandidatëve që garojnë për deputet të Parlamentit të Shqiëprisë, në 12 qarqe të vendit.
Fushata e AshM do të ccelet në Sheshin “Nënë Tereza” në 19:00. Kreu i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i koalicionit, Sali Berisha nuk dha detaje nga organizimi duke theksuar se gjithccka do të jetë surprizë.
Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00. Socialistët kanë vendosur në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.
Edhe Lulzim Basha do të çelë fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik.
Secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.