Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re të mbajtur këtë të premte. Në votim morën pjesë 87 deputetë, nga të cilët 84 votuan pro, ndërsa 3 kundër.
Sakaq opozita bojkotoi procesin duke futur në kutinë e votimit, pankarta dhe jo fletë votimi. Deputetët demokratë nuk pajtohen me zgjedhjen e Peleshit, pasi sipas tyre ky i fundit është i afërt me Klodian Zoton i njohur ndryshe si “njeriu i inceneratorëve” dhe vendosja e e tij në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.
Deputetët kanë përplasur vazhdimisht tavolinat në shenjë revolte, duke treguar papajtueshmëri me vendosjen e Peleshit si kryetar Kuvendi.








