Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bota po digjet. Fjalë për fjalë. Kontinentet përvëlohen nga valë të pazakonta të të nxehtit, liqenet po thahen, dhe moti që dikur ishte stinë, tashmë është një lojë e paparashikueshme.

Në hemisferën veriore, vera e vitit 2024 shënoi rekorde të reja për temperaturat ekstreme.

Në qytetet e mëdha, betoni nxehet si furrë, ndërsa pyjet, dikur mushkëritë e gjelbra të planetit, po pakësohen me një ritëm alarmues. Kjo është epoka ku ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim, por realitet.

Në këtë peizazh global, Shqipëria mund të duket si një pikë e vogël në hartë. Kontributi ynë në emetimet globale të karbonit është i papërfillshëm.

Por ky fakt nuk na shpëton nga pasojat. Përkundrazi. Shqipëria është një nga vendet në Europë që pritet të përjetojë nivelin më të lartë të ngrohjes mesatare vjetore gjatë dekadave të ardhshme.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, temperaturat mesatare pritet të rriten me më shumë se 3°C deri në fund të shekullit – një skenar që sjell pasoja të rënda për bujqësinë, burimet ujore, shëndetin dhe infrastrukturën.

Vendi ynë po përballet me një efekt domino të përkeqësimit mjedisor: thatësira më të shpeshta, përmbytje të befasishme dhe zhvendosje të zonave të mbjellshme.

Ndërkohë, qytetet shqiptare – me Tiranën në krye – janë shndërruar në ishuj termikë, ku diferenca e temperaturave mes lagjeve shkon deri në 6°C, për shkak të dendësisë së ndërtimeve dhe mungesës së hapësirave të gjelbra, po sipas një raporti të Bankës Botërore.

Ndërsa betoni shumëfishohet, sipërfaqet e gjelbra po zvogëlohen. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje estetike apo urbanizimi: është çështje mbijetese.

Shqipëria nuk mund të ndryshojë ecurinë e klimës globale, por ajo mund të përgatitet për të. Duhet të vendosim qartë prioritetet mes zhvillimit të shpejtë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kjo do të thotë që ndërtimi duhet të ndjekë standarde më të rrepta mjedisore, të planifikohen më shumë zona të mbrojtura dhe të rritet ndjeshëm investimi në hapësira të gjelbra urbane.

Bujqësia, një tjetër sektor jetik që po vuan goditjet e klimës, ka nevojë për reformim të thellë: sisteme vaditjeje efikase, orientim drejt varieteteve më rezistente ndaj thatësirës, si dhe politika subvencioni që ndihmojnë fermerët të përballen me të papriturat klimatike.

Përshtatja nuk ka të bëjë vetëm me bujqësinë, por me gjithë ekonominë. Sektori bankar duhet t’i përfshijë rreziqet klimatike në vlerësimet e kredive dhe të sigurojë financime për projekte të gjelbra e rezistente ndaj klimës.

Turizmi duhet të diversifikohet dhe të mos mbështetet vetëm te sezoni veror bregdetar, që po bëhet gjithnjë e më i pasigurt për shkak të përmbytjeve apo zjarreve.

Industria duhet të përqafojë teknologjitë e pastra, ndërsa transporti dhe ndërtimi duhet të orientohen drejt qëndrueshmërisë.

Vetëm nëpërmjet kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të mos jetë viktimë pasive e një bote që digjet, por një shoqëri që mbijeton dhe përfiton nga transformimi i pashmangshëm.

Ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit është sfida që do të përcaktojë cilësinë e jetës në Shqipëri për dekadat që vijnë. Klima nuk do të presë, dhe as nuk njeh justifikime./ Monitor.al

Previous Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post

Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Next Post
Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026
Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al