Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i AKSHI-t duket se nuk ka ndalur funksionimin e mekanizmit që për vite me radhë ka shoqëruar shpërndarjen e fondeve publike në sektorin e teknologjisë.

Ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre dhe disa nga figurat kryesore të dosjes janë në arrati apo nën masa sigurie, biznesi me tenderët vijon pothuajse pa asnjë ndërprerje.

Largimi i Ermal Beqirit nga skena publike, pas shpalljes në kërkim nga SPAK, nuk duket se ka krijuar vakum në praktikën e shpërndarjes së tenderëve të AKSHI-t.

Përkundrazi, në vend të tij është rikthyer në qendër të vëmendjes Gerond Meçe, përmes kompanisë Advanced Business Solutions, e cila gjatë javëve kur skandali i AKSHI-t ishte në kulmin e ekspozimit publik ka nisur sërish të fitojë tenderë nga ky institucion.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Advanced Business Solutions ka fituar së fundmi një kontratë me vlerë rreth 500 mijë euro nga AKSHI për sistemin e kontrollit të hyrje-daljeve në burgje.

Ky tender është veçanërisht domethënës, pasi kompania e Meçes ka mundur në garë një subjekt që e kishte mbajtur këtë kontratë prej vitesh, pavarësisht problematikave dhe skandaleve që kanë shoqëruar historikisht zbatimin e këtij shërbimi në institucionet penitenciare.

Fakti që një kompani e lidhur me rrethin e aktorëve të dosjes AKSHI rikthehet si fituese pikërisht në momentin kur hetimet janë intensifikuar, ngre pikëpyetje serioze mbi realitetin e ndryshimeve në mënyrën se si funksionon ky institucion.

Në dukje, aktorët ndryshojnë, por skema duket se mbetet e njëjtë.

Dosja e AKSHI-t ka zbuluar një model të përsëritur ku fondet publike përfitoheshin përmes manipulimit të procedurave, kufizimit të garës dhe fryrjes së fondit limit.

Ky model nuk duket se është çmontuar. Beqiri është nxjerrë nga skena, por roli i tij në mekanizëm është zëvendësuar, ndërsa rrjedha e parave publike vijon.

Në këtë panoramë, metafora e spektaklit nuk është e rastësishme.

Çdo spektakël ka aktorë, regjisorë dhe mbi të gjitha një producent.

Sipas dosjes hetimore, aktorët e skemës së AKSHI-t kanë qenë figura si Ermal Beqiri dhe Gerond Meçe, ndërsa roli i regjisorit i atribuohet Ergys Agasit, i dyshuar si koordinatori i përgjithshëm i operacionit.

Por nëse spektakli i zhvatjes vazhdon edhe pas largimit të disa aktorëve dhe ekspozimit të regjisorit, pyetja që mbetet pa përgjigje është se kush është producenti.

Kush është ai që garanton vazhdimësinë e skemës, pavarësisht arrestimeve, hetimeve dhe zhurmës publike.

Dhe nëse regjisori i vjetër vijon të ketë rol në prapaskenë, apo nëse tashmë loja drejtohet nga një producent që vepron në hije, pa u ekspozuar, ndërsa aktorët ndërrohen sipas nevojës? /skyweb.al

Tags: .Ermal BeqiriAdvanced Business SolutionAgjencisë së Prokurimeve PublikeGerond Meçe
Previous Post

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

Next Post

PS nuk humb kohë, nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

Next Post
PS nuk humb kohë, nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

PS nuk humb kohë, nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al