Parlamenti është mbledhur këtë të enjte për seancën plenare, ku pritet të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, me këtë të fundit që ndodhet në Bruksel.
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.
“Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55 deputetë. Nuk ka kuorum. Anullo seancën, kur të bëhet kuorumi, rimblidhe seancën”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin në “tallava parlamentar”.
Nga ana e saj, Spiropali iu përgjigj duke thënë se rregullorja nuk kërkon kuorum për zhvillimin e seancës, por vetëm në rastet kur ka votime.
“E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim në seancë”, u shpreh Spiropali.
Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.
“Nuk është e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum kur nis parlamenti. Duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Nuk vazhdohet kjo seancë pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren që në hapje të seancës.
Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.
- Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë
Deputeti Flamur Noka foli sot në seancën plenare, nga ku akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave në zgjedhjet e 11 Majit.
Noka tha se 11 Maji ishte farsë elektorale dhe se demokracia në vendin tonë sipas tij është gjymtuar nga etja e socialistëve për të mbajtur pushtetin.
“Është e papranueshme për ne opozitën, të varroset vota e lirë. Demokracisë në vendin tonë i qëndron vetëm fasada. Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë. 11 maji ishtë një farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk pati përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku më trafikantët dhe kartelet. Ju sollët me 11 maj para shqiptarëve shtetin elektoral. Ju për faqen tuaj institucionalizuat tregun e votës. E shndërruat 11 majin në treg. Bletë më 100 euro për kokë, pensionistët. Në kundërshtim më çdo ligj falët 150 mijë vota me vendim qeveria. Ju bletë vota me vendim të qeverisë për drogën
E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira. Sepse Niko sot para jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia. Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm“, tha Noka.
- GPS në zarfet e votimit/ Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale
Nga Kuvendi, Flamur Noka hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Ai foli edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës, që sipas tij, sipas vendndodhjes tregon se zarfet nuk janë nisur për në Shqipëri dhe janë manipuluar.
“Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që…”, tha Noka.
Taulant Balla iu përgjigj Flamur Nokës duke i thënë se kjo gjë është vepër penale. Balla tha më tej se deputetët e PD po përpiqen ti shmangen një beteje të brendshme.
“E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”, replikoi Balla.
- Spiropali nën urdhrat e Ramës, i mbyll mikrofonin opozitës
Pasi blenë zgjedhjet me skema të njohura si “treni bullgar”, patronazhistët dhe paratë e krimit, maxhoranca po përpiqet t’u mbyllë gojën deputetëve demokratë që po kërkojnë të ngrenë zërin për parregullsitë e rënda të 11 majit.
Në krye të Kuvendit qëndron Elisa Spiropali e cila në mënyrë të përsëritur ndërpreu fjalimet e opozitës me justifikimin se “nuk është procedurë”.
Një episod i tillë ndodhi edhe gjatë replikës së Flamur Nokës, i cili iu referua raportit të OSBE/ODIHR për të mbështetur akuzat mbi manipulimin zgjedhor. Por ndërhyrja e Spiropalit i ndërpreu fjalën.
Spiropali i mbyll mikrofonin Nokës: “…Nuk është për procedurë.. U morët me kolegë, me ministrat. Nuk është për procedurë Toni Gogu e ka fjalën”
Ndërkohë, edhe Ministri i Shtetit Taulant Balla, i akuzuar nga opozita si një nga arkitektët e skemës për votën e diasporës dhe përpjekjeve për kontroll elektoral, ndërhyri për të relativizuar situatën
“Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar.. Se ku ju kanë shkuar votat ju gjejeni..” tha Taulant Balla
Por përballë kësaj, Flamur Noka iu referua qartë raportit ndërkombëtar
“Çfarë ndodhi më 11 maj nuk kemi pse ta themi ne, e thotë raporti i OSBE/ODIHR. Është shumë i qartë.”, iu pergjigj Noka.
Gjatë seancës, Spiropali nuk lejoi as replikën e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhit ndaj saj. Bardhi theksoi se opozita po pengohej në të drejtën për të folur, ndërsa Spiropali e ndërpreu sërish me të njëjtin refren: “Nuk është për procedurë”.
Gazment Bardhi: “Këtu është bërë mëkat të marrësh fjalën e të flasësh. Ka një dallim të madh të thuash të vërtetat që i dini dhe bashkëndani me ju për Shqipërinë.
Elisa Spiropali: Kjo nuk ishte procedurë. Këto janë këngë nuk janë analizë. Bëtë analizën e Vorës jo tuajën.. “
Gazment Bardhi: Çfarë është narkoshteti, që do të vijë Troplini e të bëhet kryeministër?
Përplasja u intensifikua kur Bardhi përmendi lidhjet e dyshuara të qeverisë me grupet kriminale.
Gazment Bardhi: Narkoshteti është ajo që ka 4 vite që thotë opozita. Porti i Durrësit i është vënë në dispozicion bandës së Troplinëve. Ne e kemi thënë me zë të lartë e ju e keni mohuar. Vjen antimafia e ju thotë zonja Spiropali mos aktroni.
Spiropali: Nuk është për procedurë .. Nuk lejoj të hidhni baltë. Zoti Braçe e ka fjalën. Uluni se jeni pa mikrofon
Në mëngjesin e sotëm, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali doli me urgjencë në një konferencë për shtyp, ku hodhi akuza ndaj eurodeputetëve dhe institucioneve europiane, vetëm një ditë pasi Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian zhvilloi një seancë urgjente për Shqipërinë.
Eurodeputetët ngritën alarmin për zhvillimet në vend, duke përmendur zgjedhjet e kontestuara, përfshirjen e krimit të organizuar, korrupsionin, kapjen e drejtësisë dhe lirinë e medias. Vëzhguesi kryesor i PE për zgjedhjet e 11 majit, Michael Gahler, u shpreh hapur:
Michael Gahler: “Pushteti i Edi Ramës mbahet në këmbë nga struktura kriminale që nuk lejojnë ndryshimin. Kjo është arsyeja pse situata në Shqipëri nuk ndryshon.”
Parlamenti Europian pritet të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri në ditët në vijim.
- Gjekmarkaj-mazhorancës: Ju në të vërtetë keni humbur! Jeni bërë viktima të zellit
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjekmarkaj u shpreh se denoncon zgjedhjet të cilat i ka cilësuar një farsë. Sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe as të ndershme.
Gjekmarkaj shtoi se zgjedhjet ishin të kontrolluara dhe komanduara nga qeveria. Ai theksoi se qeveria mendon se ka fituar zgjedhjet por sipas tij ata kanë humbur pasi janë bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit dhe sundimit të kyeministrit Edi Rama.
“Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie. Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht.
Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive; Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;
Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve. Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha. Ky akt dëshmoi një mendësi që më shumë i ngjan një regjimi të vjetër trashëgimtarë të së cilës fatkeqësisht jeni, sesa një demokracie që aspiron standarde europiane. Në ligjërimin tuaj, dëshmohet një përpjekje e orkestruar për të shpallur opozitën të panevojshme: për ta përçmuar, për ta futur atë nën presion, për ta tallur për ta shtypur, denigruar asgjesuar.
Por, pikërisht në këtë moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancitë sublime që pluralizmi i siguron një shoqërie që aspiratë ka standartet demokratike. Po vraponi drejt së panjohurës me një naivitet të rrezikshëm.Dhe nuk do të keni kohë të pendoheni. Sot, nuk jeni më individë me identitet politik. Jeni kthyer në numra, në pritje të urdhrave nga një person i vetëm, që po e shndërron Partinë Socialiste në një mekanizëm kontrolli absolut. Ju po e vrisni Republikën nga frika, jo nga kurajo. Ju jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj, sepse duke hequr dorë nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e një Shqipërie që do të ngelet e bllokuar në dilema ekzistenciale.
Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk është më një forcë politike, por një makineri dhune dhe pushteti që po shkatërron themelet demokratike të vendit tonë. Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por në të vërtetë, keni humbur. Jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit dhe të nënshtrimit. Prandaj sot, me përgjegjësi të plotë, po ju them: Zgjedhjet e 11 majit nuk i shërbyen demokracisë. Nuk i shërbyen qytetarit. Nuk i shërbyen Shqipërisë. Ato i shërbyen vetëm një qëllimi:
Vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe mbi çdo qytetar që e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhorancës është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetarëve.
Sot sundimi i shumicës qeverisëse jolegjitime, në fakt pakicës që shtiret si shumicë me vota të rrëmbyera, është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetareve. Të nderuar kolegë të mazhorancës, ju që sot e quani këtë një “fitore”, kujtoni mirë këtë fjali:
Ju nuk e mundët Partinë Demokratike. Ju e mundët Shqipërinë për një çast! Shqiptarët që kanë punuar kundër Shqipërisë, ju e dini vetë si i thërret Historia!
Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancitë kushtetuese dhe barazinë para ligjit.
Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancitë kushtetuese e barazinë para ligjit!
Dhe po kaq e rëndësishme, duke bërë këtë, i keni mohuar vetes mundësinë të jeni njerëz të lirë. Sepse kur një sistem funksionon vetëm në një drejtim, as ju nuk jeni më përfaqësues.
Jeni kthyer në peng të pushtetit që mendoni se keni. Në vend që të garonit me ide, garuat me presion. Në vend që të fitonit zemrat e qytetarëve, fituat frikën dhe urrejtjen e tyre. Por urrejtja nuk ndërton paqe. Frika nuk ndërton demokraci. Frika ndërton heshtje. Dhe heshtja kolegë është fundi i përfaqësimit. Në një shoqëri demokratike, rrotacioni është shenjë shëndeti, jo krizë. Sepse asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë manipulim nuk zgjat pafund”, tha Gjekmarkaj.
- Tonin Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin
Deputeti socialist, Tonin Gogu u shpreh në Kuvend se raporti i Parlamentit Europian tregoi se Shqipëria është pararojë e integrimit. Gogu tha se shqiptarët sot janë aty ku nuk kanë qenë kurrë më parë, në paradhomën e PE.
Duke ironizuar opozitën, deputeti socialist tha se në anën tjetër “kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund”.
Tonin Gogu: “Shqipëria është pararojë e integrimit, jo u tha dje me zë të partë në PE, u tha në progres raportin më të mirë ndonjëherë, e thanë me gjuhën e shifrave, vlerësimit institucional, standardeve europiane, siç dinë ta thonë ata. Ne shqiptarët nuk jemi më bishti i Ballkanit, por kreu i Ballkanit në paradhomën e BE, jemi aty ku nuk kemi qenë kurrë. Pastaj kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund. Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri, narko-diktaturë thotë Gazi, ndryshe thonë ndërkombëtarët. Ky është kontrasti i vërtetë. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot”
- Bardhi: Task – Forca e prokurorive dhe KQZ, mekanizmi që vodhi zgjedhet
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë seancës se kuvendit ka dekaruarse Task – Forca e prokurorive dhe KQZ ishte një alibi për justifikuar grabitjen e zgjedhjeve nga narkoshteti.
Ai u shpreh sot në Kuvend se ishte opozita ajo që ka thënë se krimi i organizuar ka marrë peng zgjedhjet por ishte shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për 11 majin.
Bardhi u shpreh se vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë thënë se krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet e qarkut të Elbasanit. Ai tha se këto të vërteta nuk i thotë më opozita dhe nuk mund të fshihen.
Bardhi: “Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend, si firmosja e Inceneratorit. Para se të merresh kush ka firmosur cfarë, shih cfarë ke firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se më vëzhguesit e OSBE/ODIHR, në Elbasan krimi i organizuar kishtë marrë zgjedhjet peng në atë qark. Këto janë të vërteta që nuk i thotë opozita. Ju mundoheni ti fshihni po nuk fshihen dot më. Këto janë gjëra kaq serioze sa nuk shpërlahen as me lutje….
…Gara duhet të jete e barabartë. Dhe këtë nuk e themi në që ju i keni përdorur këto, nga policia tek shërbimi informativ i shtetit, nga prokuroria tek çdo zyrë e shtetit me licenca tendera, koncesione, para korrupsioni e të gjithë me radhë.
E në fund meqenëse zotërisë i kishin sjell atë letrën dhe gënjeu këtu hapur, për atë që është shkruar në atë letër që ne kemi shpërndarë në do kancelari ndërkombëtare, të njëjtën gjë keni bërë edhe ju, veçse ju ndryshe nga ne nuk keni marrë autorësinë për asgjë por ja keni lënë faturën Task – Forcës. Pra alibia juaj e vetme për dhunimin e zgjedhjeve ishte që prokuroria e posaçme, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë ngritur një task forcë që u përbetua që do të bënte namin. Në fakt u shndërrua në vetëm mekanizmin tuaj apo alibinë tuaj për të mbuluar abuzimin që bëtë me zgjedhjet e 11 majit. Dhe nëse do kishte patur krime do ishin ngritur, Celibashi, Çela apo Dumani për ti goditur këto krime zgjedhore. Në fakt nuk goditën krimet zgjedhore dhe as nuk guxuan që ti godisnin. Se e vërteta ishte se Task – Forca e ngritur ishte thjesht mekanizmi që ju vutë në lëvizje si alibi për të grabitur zgjedhjet…”
- Balla: Jenisherin do t’ia japim Silvnjos që të bëj ndonjë skemë “fituese” ndaj Serbisë
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka ironizuar deputetët e opozitës për humbjen e zgjedhje të 11 Majit.
Ai i quajti deputetët e opozitës “lodra të Sali Berishës”, që sipas tij janë turrur të bëjnë pis Shqipërinë.
“PS ju ka mundur, ju kemi mundur të paktën me vota jo me mandate edhe ne 2005 dhe 2009. Pastaj nga 2013 ju kemi mundur çdo vit e më thellë. Ju problemin s’e keni me neve, e keni se në 2025 keno marrë më pak vota se në 2021 edhe pse futët brenda vetes edhe ç’kishte mbetur nga kockat e Baba Likes, edhe pse futët brenda vetes lloj lloj, edhe gjeniun e ri të futbollit kombëtar, Sel Jenisherin të cilin ju lutem na gjeni ndonjë numër kontakti tia japim Silvnjos se mund të na japë ndonjë skemë të papame, mqs skema e zgjedhjeve nuk ju funksionoi të paktën ta përdorim ndeshjen me Serbinë. Dhe ua paskemi ne fajin ju. Flamur ku i keni humbur votat, ku ju shkuan?
Prijësi yt legjendar këtë gjë e ka bërë me radhë nga 1997 që nuk pranon rezultatin e humbjeve. Kryeministri në detyrë thoshte në 2013 më vodhën zgjedhjet, pastaj me radhë. Pastaj mësoi Lulin, mendoja se i thoshte nga vetja këto që pas çdo humbje “lufta vazhdon”, ku e dija unë që ia paska mësuar Saliu këtë.
Pse qesh Flamur, ma ka thënë pra. E di ç’do shohim ne. Kjo gjëja do të vazhdojë. Flamur kam 5 minuta, të ka ngelur nga Luli nuk di të numërosh. Po ta përdor emrin aq shpesh se mezi pres replikën tënde për PD. Jeni pengje të një mallkimi të madh që e ka emrin Sali Berisha, jeni thjesht disa lodra që jeni turrur të bëni pis Shqipërinë”, tha Balla.