Drejtori ekzekutiv i Qendrës Martens, Tomi Huhtanen, ka bërë një analizë të shkurtër për situatën politike në Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Linkedin”, Huhtanen ka ndarë pamje nga konferenca “The Western Balkans Paradigm” që u zhvillua pak ditë më parë në vendin tonë ndërsa ka vënë në pah disa problematika.
Huhtanen thekson se në Shqipëri shqetësimet mbeten serioze. Ai thotë se ka një erozion të vazhdueshëm të parimeve demokratike, përfshirë abuzimin me pushtetin, manipulimin e gjerë të zgjedhjeve, mungesën e reformave zgjedhore thelbësore dhe shtypjen sistematike të zërave të opozitës dhe lirisë së medias. Gjithashtu sipas tij fuqia e krimit të organizuar mbetet një shqetësim madhor.








