Monday, May 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Nga katër orë lodhje tek komoditeti i ‘Rrugës së Arbërit’/ Reportazh: Transformimi i rrugës për në Dibër

admin by admin
September 19, 2024
in JETE
0
Nga katër orë lodhje tek komoditeti i ‘Rrugës së Arbërit’/ Reportazh: Transformimi i rrugës për në Dibër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Leona Xheleshi

Nuk është më si më parë. Jo. Destinacioni mbetet i njëjtë, por rruga ka ndryshuar. Dikur, rruga për në Dibër ishte një sfidë që kërkonte durim dhe përgatitje. Një udhëtim katër orësh që kërkonte të mbushje çantën me ushqime të ndryshme për të përballuar lodhjen e kthesave të pafundme dhe gropave që të trondisnin. Sot, udhëtimi drejt Dibrës është transformuar nga “Rruga e Arbërit,” një rrugë që e ka reduktuar këtë udhëtim në vetëm 1 orë e 30 minuta, duke e bërë atë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri.

Nuk është e vështirë për ta gjetur nga ku e ka daljen nga Tirana, edhe pa location. Në rrugën e Dibrës lexon në kthesë”Rruga e Arbërit”.

Nga Tirana, nisemi përmes një udhëtimi që kalon nga zhurma dhe kaosi i kryeqytetit, në një përqafim të butë të qetësisë së maleve. Kjo është qasja e parë që na ofron ky udhëtim – qetësia dhe ajri i pastër që mbush mushkëritë tona. Por edhe qetësia e kësaj rruge të re nuk është pa sfida.

Si fillim rruga është mjaftueshëm e gjerë dhe e sigurt. Aty mendon që kjo rrugë ia vlen. Por le të themi që jemi herët , më mirë mos të flasim tani.

Për pak minuta ndalemi në një Bar-kafe.Ishte plot. Nuk mund ta merrja me mend se si një Bar-kafe , ishte kthyer në shumë funksione.Aty mund të gjeje dicka të shpejt për të ngrënë, mund të bleje ndonjë gjë në ate dyqan shumë të vogël, gjithashtu mund të marrësh edhe disa perime që janë të mbledhura nga vetë pronari i këtij biznezi shumëfunksional.

“Rruga ka bërë që më shumë udhëtarë të ndalojnë këtu, unë e kam hapur që kur u hap rruga e Arbërit, me mendimin hajt sa për buk me fitu , por jo , kam shumë punë, shyqyr që u bë një gjë e mirë këtu te ne.”-thotë pronari i këtij biznezi,me një buzëqeshje.

Papritur dëgjojmë një xhaxha që punonte shofer autobuzi cdo ditë në rrugën Tiranë-Dibër, dhe na u drejtua.

“Duhet të keni kujdes të madhë sa të kaloni ktë rrugë keni malore shumë këtu,”-thotë shofer, Agroni, ndërsa na paralajmëron për rrugën që na pret.

Pasi ne largohemi pas disa minutave përballë nesh shfaqet një udhëkryq; dy rrugë të mundshme, por vetëm njëra është e hapur për udhëtim. E detyruar të zgjedhësh rrugën dytësore.Sepse kjo rrugë akoma nuk ka përfunduar.

E planifikuar për dekada, ndërtimi i saj filloi zyrtarisht në vitin 2009.Por fatkeqsishtë ky projektë u vonua dhe arriti të përfundoj vetëm gjymën e rrugës së re ,në vitin 2021. Sot, edhe pse 3 vite pas hapjes së rrugës së Arbërit ,vetëm gjysma e rrugës është akoma , ku dhe ajo po shfaq probleme cdo herë .E përsëri pjesa tjetër mbetet ende në rindërtim.Ndaj ne krhehemi në të majtën tonë në kthesën e papritur , ku pa e ditur çfarë na pret në atë rrugë thjeshtë kalimtare derisa të hapet tuneli tjeter.

Shumë shpejt e kupton se rruga bëhet më e ngushtë dhe e ngatërruar, me kthesa të shpeshta dhe të rrezikshme. Aty, kalimi bëhet me mirëkuptim; një tundje koke midis drejtuesve të automjeteve është e mjaftueshme për të kuptuar se kush ka përparësi. Por, në shumë raste, pasqyrat e makinave kalojnë shumë afër, aq afër sa mund të “përshëndesin” njëra-tjetrën.

Në cdo cep shohim të shkruajtur “Karrotrec 06…”Gjithashtu gjatë udhëtimit tonë, shohim karrotrecë të parkuar në anë të rrugës, gati për të ndihmuar çdo makinë që mund të pësojë ndonjë problem.

Papritur një makinë kishte ndaluar dhe po priste që ta ndihmonte dikush.

U ndalëm. Dhe shoferi me gjithë mllef tha:”Nuk kanë faj këto jo , duan lek karrotrecët ,hedhin vaj natën , që t na prishen makinat në ktë rrugë skandaloze .”

Këtu kuptuam diçka të re.Por le të vazhdojmë rrugën. Përsëri pengesë.Gurët nga mali po bien. U ndalëm si cdo makin tjetër.

Shoferi i autobusit, Emrush Tuka, na tregon për rreziqet që përjeton çdo ditë në këtë rrugë: “Shyqyr që mbajta frenat, se nuk e di çfarë mund të kishte ndodhur nga ato gurë të mëdhenj të rënë nga mali çdo ditë ka rrezik, sidomos natën.”-tregon ai.Këto fjalë përshkruajnë mirë sfidat e rrugës, një segment malor që zgjat rreth 45 minuta dhe ku makina që prishen janë të zakonshme.

Qëndruam 20 minuta derisa rruga u bë e kalueshme.

Në këtë pjesë të rrugës nuk shikon asnjë shtëpi, je vetëm ti, makina jote, dhe rruga që duket sikur fsheh drama në çdo kthesë.

Pasi dalim nga rruga dytësore,shfaqet përpara nesh një panoramë tjetër Takojmë banorët e zonës, të cilët shprehin ndryshimet e mëdha në jetën e tyre pas hapjes së rrugës. Agron Koka, një fermer nga Dibra, tregon: “Para ndërtimit të rrugës, na duhej të kalonim orë të tëra për të çuar produktet tona në tregjet e Tiranës. Tani, mund të shkojmë dhe të kthehemi brenda ditës.” Fjalët e tij reflektojnë një realitet të ri për banorët e zonës, që kanë përfituar nga përmirësimi i infrastrukturës dhe aksesi më i lehtë në shërbime si shëndetësia dhe arsimi.

Këtu, në këtë rrugë të re, të gjithë duket se ndihen më mirë , jeta u ka ndryshuar disi,që tani ku akoma nuk është hapur e gjitha rruga e Arbërit.

Tunelët e skalitur me kujdes dhe ura madhështore që ngrihen lart mbi kanionet e thella, na tregojnë bukurinë e jashtëzakonshme të këtij rajoni malor. Ura e Vashës, ura më e lartë në Ballkan, është një nga pikat më të jashtëzakonshme të këtij udhëtimi. Me harkun e saj të qartë dhe dizajnin modern, ajo sfidon natyrën dhe qëndron si një monument i ndërtuar me përkushtim të madh. Ajo është një simbol i traditës dhe dashurisë, ku urat ndërtoheshin për të nderuar gratë dhe për të forcuar lidhjet njerëzore. Ndërsa kalon mbi këtë urë, pamja nga lartësia të jep një ndjenjë të thellë qetësie dhe admirimi.

Pas një udhëtimi 30-minutësh nga ky peizazh i jashtëzakonshëm, arrijmë në Dibër. Me përfundimin e rrugës së Arbërit, rajoni pritet të përjetojë një bum të ndjeshëm ekonomik dhe social. Zhvillimi i turizmit është vetëm një nga sektorët që do të përfitojë, duke tërhequr vizitorë të rinj drejt maleve dhe historisë së pasur të Dibrës. Përmirësimi i aksesit në tregjet kryesore është një mundësi për fermerët dhe prodhuesit lokalë për t’u zgjeruar dhe për të rritur të ardhurat e tyre.

Në Dibër, ajri i freskët dhe natyra e paprekur na mirëpresin me një frymëmarrje të re, një ndjenjë e përhershme e lirisë dhe përkatësisë. “Rruga e Arbërit” nuk është vetëm një rrugë që lidh Tiranën me Dibrën; është një urë që lidh njerëzit me natyrën, traditat dhe njëri-tjetrin.

Previous Post

“E vizitojnë njerëz nga çdo cep i botës”-Reportazh/ Rabdishti, fshati i gurtë që po tërheq vëmendjen e turistëve.

Next Post

Rruga e vjetër,Tiranë-Dibër e braktisur/ Reportazh: Rruga e re që ndryshoi fatin e një qyteti të vjetër

Next Post
Rruga e vjetër,Tiranë-Dibër e braktisur/ Reportazh: Rruga e re që ndryshoi fatin e një qyteti të vjetër

Rruga e vjetër,Tiranë-Dibër e braktisur/ Reportazh: Rruga e re që ndryshoi fatin e një qyteti të vjetër

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

May 19, 2025
ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al