Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga janari në shtator 6 atentate me armë zjarri, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur në Shkodër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga janari në shtator 6 atentate me armë zjarri, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur në Shkodër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga vrasje për çështje nderi, tek ato për motive pronësie, hasmëri të vjetra e larje hesapesh nga grupet kriminale, Shkodra nuk po gjen qetësi.

Nga janari deri në shtator të këtij viti, në Shkodër bilanci i ngjarjeve kriminale është 6 atentate me armë zjarri, 7 persona të vdekur dhe 2 të plagosur.

Më 4 janar 2025 në orët e para të mëngjesit u gjet i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në Dragoç të Postribës 33-vjeçari Ramazan Mataj. I riu u gjet pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë, ndërsa familjarët deklaruan se në dijeninë e tyre 33-vjeçari nuk ka pasur konflikte me askënd.

Pak ditë më pas, policia ra në gjurmët e autorëve, duke arrestuar dy vëllezër Arjon dhe Klisman Hasaj. 29-vjeçari Arjon Hasaj pranoi autorësinë e krimit, ku në dëshminë e tij përpara togave të zeza tha se e vrau 33-vjeçarin Ramazan Mataj sepse kishte një lidhje intime me motrën e tyre dhe në 6 vitet e fundit i kishte prishur asaj 2 martesa. 23-vjeçari Klisman Hasaj u arrestua si përkrahës i autorit të krimit sepse pas ngjarjes ndihmoi të vëllanë të fshihte armën e krimit.

Më 28 shkurt 2025 rreth orës 14:50 u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, 20-vjeçari Pavlin Preka. 20-vjeçari u gjet nga xhaxhai i tij pa shenja jete, ndërsa grupi hetimor ngriti dyshimet se i riu ishte vrarë disa ditë përpara se të gjendej nga të afërmit. Pavlin Preka jetonte me babanë dhe vëllanë mes Dukagjinit dhe fshatit Guci e Re, ndërsa vrasja ka mbetur pa autor.

Më 5 gusht 2025 në Paçram të Vaut të Dejës u ekzekutua me armë zjarri me silenciator 65-vjeçari Frrok Lleshaj. Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet gjakmarrja. Frrok Lleshaj ishte në hasmëri me kushërinjtë e tij, si dhe me një shtetas nga Puka.

Hasmëria brenda fisit Lleshaj nisi në vitin 1991, pas vrasjes së djalit të Frrok Lleshajt në Greqi në vitin 1991, vrasje për të cilën ai akuzonte kushëririn e tij. Nga kjo hasmëri janë shkaktuar 5 viktima, ku Frrok Lleshajt veç djalit i kanë vrarë edhe vëllanë. Gjithashtu i vrarë ka mbetur edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj dhe një shtetas nga Puka. Edhe kjo ngjarje vijon të mbetet pa autor.

Më 28 gusht 2025 në Abat të Postribës u vra me armë zjarri 61-vjeçari Pirro Prroni, ndërsa një ditë pas vrasjes u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës, bashkë me armën e krimit autori i dyshuar Ndoc Maçaj. Shkak për vrasjen e 61-vjeçarit Pirro Prroni janë bërë konfliktet për pronat me Ndoc Maçajn.

Më 4 shtator 2025 pasi doli nga ambientet e një lokali ku ndodhej me 2 miqtë e tij, u qëllua me breshëri plumbash 34-vjeçari Kristian Kola. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i riu është ekzekutuar nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk ka precedentë të mëparshëm kriminal. Familjarët kanë deklaruar se Kristian Kola nuk pa pasur konflikte me askënd dhe kërkojnë nga autoritetet identifikimin e vrasësit edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më 8 shtator 2025 në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës mbetën të vrarë pas një sulmi me armë Armando Pali, Liridon Kraja alias Lusha, si dhe u plagosën Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kacerri kamerierja që po shërbente në këtë subjekt.

Pak pas vrasjes policia kapi dhe arrestoi autorin Ragip Gila, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja me një motor. Autori Ragip Gila në dëshminë e parë tha se shënjestër e sulmit të tij ishte Erogen Vaso alias Bajroviç, ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje me grupet kriminale. Grupi hetimor ka dyshime se autori i masakrës Rakip Gila, që dyshohet si një nga ushtaret e grupit kriminal te drejtuar nga Lulzim Kulla, mund të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e 34-vjecarit Kristian Kola

Previous Post

Mbeti viktimë e atentatit në Shkodër, flet miku i Armando Palit: Takimi me Brajoviç ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

Next Post

“Do konsiderohet vepër penale”, Rama paralajmëron ‘listë të zezë’ për ndërtuesit dhe arkitektët

Next Post
“Do konsiderohet vepër penale”, Rama paralajmëron ‘listë të zezë’ për ndërtuesit dhe arkitektët

“Do konsiderohet vepër penale”, Rama paralajmëron ‘listë të zezë’ për ndërtuesit dhe arkitektët

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Unë s’jam e lirë pa lirinë tënde gjysh”, mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e tij para vendimit në Hagë

“Unë s’jam e lirë pa lirinë tënde gjysh”, mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e tij para vendimit në Hagë

September 16, 2026
Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private

Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al