Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga hetimi i SPAK për Veliajn te afera e inceneratorëve, pse Mirton Lika është kudo?

Editor by Editor
January 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga hetimi i SPAK për Veliajn te afera e inceneratorëve, pse Mirton Lika është kudo?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që SPAK vijon hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në skenë po dalin edhe emra biznesmenësh që janë vënë në sitën e prokurorëve për çështjen në fjalë. Korrieri publikoi detaje të tjera nga dosja, ku rezulton se Mirton Lika është pronari i apartamentit në Sky Tower, që SPAK dyshon se e posedonte në mënyrë të tërthortë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës. Nga hetimet e SPAK, biznesmeni në fjalë del aksioner në disa kompani.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij del në hetimet e zyrtarëve të lartë. Kujtojmë se Mirton Lika përmendet edhe në dosjen e SPAK për dy pronarët “de fakto” të inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Zoto-Mërtiri, atë kohë, u vunë në përgjim telefonik dy ditë pasi ishte mbyllur pagesa për Elbasanin, ndërsa hetimet fillestare ndaj tyre nisën direkt me interceptimin e telefonave. Por dy kokat e inceneratorit ishin vënë në dijeni të çështjes penale të nisur në Prokurorinë e Elbasanit dhe, sipas SPAK, ata udhëzonin Mirton Likën,pronarin e Sky Hotelsnë Tiranë, të marrë masa për zhdukjen e gjurmëve dhe kapjen e ndonjë prove të mundshme nga prokuroria.

Nga hetimi i SPAK për Veliajn te inceneratorët, pse Mirton Lika është kudo?

Në dosjen e prokurorisë SPAK thuhet se:

“Referuar transkriptimeve të përgjimeve telefonike, rezulton se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, më 8 shtator 2017, kanë ardhur në dijeni për procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria Elbasan, pasi kanë mësuar ndërkohë në lidhje me sekuestron e vendosur nga kjo prokurori. Dhe personi që është identifikuar si Agron Ceka, shofer personal i familjes Ahmetaj, i përgjigjet t’i bëjë të fala shefit. Po në këtë datë, Klodian Zoto komunikon me Mirton Likën duke i kërkuar që për nja një orë t’i fikin kamerat te kati i tyre dhe Mirtoni, në vijim, i komunikon se për 5 minuta hiqen fishat e katit të 13 deri nesër në mëngjes…”.

Përmendja e të njëjtit person në dosjen e dy personave kyç të inceneratorëve që tashmë janë shpallur në kërkim dhe tani në hetimet për kryebashkiakun, të bën të dyshosh se mund të jetë nyja lidhëse e përfshirjes së Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës. Por, përderisa Prokuroria e Posaçme nuk është shprehur për një gjë të tillë, ndodhemi ende në kontekstin e dyshimeve.

SPAK aktualisht është duke hetuar për lidhje të mundshme dhe konflikt interesi mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me biznesmenin Lika dhe arsyet pse Ajola Xoxa ka shfrytëzuar apartamentin 11/4 në Sky Tower, aty ku ndodhen edhe zyrat e kompanisë së saj “Harabel”. Veliaj po hetohet për katër vepra penale, si pastrimi i parave dhe korrupsioni./korrieri

Tags: afera e inceneratorëveAjola Xoxaerion veliajMirel MertiriMirton LikaSky Tower
Previous Post

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve

Next Post

Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Dyfishohen rastet tek të rinjtë

Next Post
Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Dyfishohen rastet tek të rinjtë

Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Dyfishohen rastet tek të rinjtë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al