Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Editor by Editor
August 29, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Turi Koçeku që zyrtarisht kazgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku është bërë protagonist në një sherr masiv të ndodhur në një lokal nate në Palsë, “Sin” me një grup tjetër ku protagonist ishte edhe Fatmir Bejo, i shpallur në kërkim një vit më parë për pengmarrje.

Ajo që duhet të ishte një natë argëtimi për grupin e të rinjve këtë fund gushti, u kthye në një pikëpyetje të madhe për jetën e Koçekut, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi ka pësuar dëme të mëdha në kokë.

Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhë që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.

Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur, Mark Luli.

Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që do të ndërtojë kullën “Mali i Tiranës”.

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jodhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kwh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompaninën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

Tashmë Koçeku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në kërkim janë shpallur dy personat e identifikuar si Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi.

I lindur në Bulqizë, Turi Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014. Ndërkohë, Bejo po ashtu nuk është një emër i panjohur për policinë dhe drejtësin. /oranews

Previous Post

Prapaskenat e sherrit në te Bar Sin në Palasë ku u përplasen Tur Luçiano Koçeku dhe Fatmir Bejo

Next Post

‘Selman Stërmasi’ për koncerte, ‘Air Albania’ për Kombëtaren, Tiranës i mbyllet edhe ‘Elbasan Arena’

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al