Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Edi Rama shpall me bujë “reformën e pastrimit” të administratës nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar, në terren ndodh e kundërta: në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoreshë e Kadastrës dhe nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, Demi shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformën në një farsë ku patronazhistët dhe të përfolurit për korrupsion promovohen, jo ndëshkohen.

Pas një “aksioni pastrimi” të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama ku drejtues të bashkive, drejtorë e zyrtarë dolën rresht për të dorëzuar çelësat e zyrave, qytetarët prisnin një frymë të re në administratë. Por çfarë morën në këmbim? Aida Demin.

Po, e njëjta Aida Demi që është përfshirë në një çështje penale për legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara. Ish-drejtoreshë e Kadastrës së Sarandës dhe më herët e Bashkisë, ajo u përball me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërkohë që kolegët e saj shkuan në “arrest shtëpie”. Por as kjo nuk e pengoi të ngjitej sërish në post, këtë herë si drejtoreshë e Portit të Sarandës.

Ironikisht, një person që është hetuar për abuzim me tokën dhe ndërtime pa leje brënda në det, tani ka në dorë detin e Sarandës të cilën pritet ta gllabëroj.

Burime nga terreni flasin për një “rindërtim të administratës” që më shumë i ngjan një shpërblimi politik për militantët e bindur, sesa një reforme reale.

Aida Demi, e njohur si një nga patronazhistet më të zellshme të PS në Sarandë, duket se ka marrë shpërblimin e saj: një zyrë me pamje nga gjiri, tendera të majmë dhe shumë mundësi për… “të vënë rregull” në port. E gjithë kjo, pa garë, pa transparencë, pa një minimum morali institucional.

A mund të gllabërohet më shumë se kaq? Nëse para emërimit, Aida Demi, sipas akuzave, kishte ndërtuar pa leje dhe i kishte legalizuar vetë objektet e saj, tani ka akses në një ndër institucionet më fitimprurëse të Sarandës. Një histori që e tejkalon edhe ironinë vetë: nga ndërtimet pa leje, në drejtimin e ngarkesave portuale.

Ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi, ndershmëri dhe meritokraci, skenari është i qartë, një pjesë shfaqjeje publike për kamerat, dhe prapa kuintave, emërime që ndjekin të njëjtin qark të mbyllur politik dhe klientelist. Në vend të ndëshkimit të korrupsionit, kemi riorganizimin e tij në poste të reja.

Në Shqipëri, thonë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Me Aida Demin, duket se ujku ka veshur kostumin e drejtoreshës dhe ka marrë timonin e Portit.

/InFront.org/

Tags: Aida Demisarande
Previous Post

Pas shembjeve në Theth, Rama publikon hartën e Shqipërisë me aplikantët e “Paketës së Maleve” – Ku do ndërtojnë oligarkët?

Next Post

Dy standardet e qeverisë/ Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort

Next Post
Dy standardet e qeverisë/ Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort

Dy standardet e qeverisë/ Në Theth shembet, në Butrint ndërtohet resort

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al