Gazetarja Esiona Konomi ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Tiranë, ku një efektiv policie ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.
Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e një piste hetimi nga ana e policisë, pasi ende nuk është sqaruar pse ai tentoi të vetëvritej.
Konomi ka komentuar edhe reagimin e Ministres së Brendshme, Bledi Çuçi, e cila e cilësoi ngjarjen si një “furtunë në gotë”, duke theksuar se ky rast ka nevojë për transparencë dhe jo për ironi.
Postimi i plotë:
Shumë prej nesh, përfshi edhe mua, nuk e dinë nëse ka ndonjë lidhje mes faktit që një polic, i cili ndaloi djalin e njeriut më të pasur në Shqipëri, pak ditë më pas, u hodh nga lartësia.
Nuk jam nga ata që do të shkoj në protestë, sepse nuk jam e qartë se çfarë ka ndodhur.
Po ky ministri im i brendshëm, teksa harxhon kaq shumë energji për ironi dhe kunja politike, a mund të ushtrojë përgjegjësitë e tij dhe të bëjë transparencë mbi atë çfarë i ndodhi policit?
Çfarë piste ka policia për kolegun? Pse tentoi të vetëvritej?
A ka pasur ndonjë proces “persekutues” nga shefat e tij verbalisht apo proceduralisht për ngjarjen?
Nëse kjo nuk lidhej me shoqërimin e djalit të biznesmenit, me çfarë lidhet?
Nëse ajo që pretendojnë ata që kanë thirrur protestën, është “gënjeshtër”, cila është e vërteta e ministrit/policisë/shtetit?
Transparenca do ta ndihmonte opinionin publik, jo ironitë e shpifura dhe reagimet pa asnjë kreativitet.