Nëna e Martin Canit ka folur nga protesta para Ministrisë së Arsimit. Ajo ka kërkuar të merren masa për të vendosur drejtësi për djalin e saj.
Nëna e Martinit u shpreh se drejtoresha e shkollës 9-vjeccare “Fan Noli” dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu duhet të japin dorëheqje, pasi nuk mbrojtën një 14-vjeccar në dyert e shkollës.
“E kam rritur me vuajte, kam ndenjur pa punë që ta rris e ta edukoj Martinin. Më morën shpresën e jetën, gjithçka që kisha. Kërkoj të japin dorëheqjen, kush është ai që s’e mbrojti Martinin nga dera e shkollës, te ministria te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti, ishte një fëmijë që s’kam fjalë ta përshkruaj. Martini ishte i veçantë dhe me ëndrra të mëdha.
Martini s’ishte ashtu si shkoi dhe u bë kjo histori. 30 ditë sot, qaj e rënkoj. Të mbrohen fëmijët tanë, të mbrohen gjithë Martinat shqiptarë, se Martini im iku… Dua dorëheqjes e ministres, me çdo kusht, drejtoresha e shkollës, mësuesja e Martinit, që s’më telefonoi asnjëherë.
Këto janë fjalë zemre nga mua. Drejtësi për Martinin dhe Luisin, është djali im tani. Drejtësi edhe për Luisin”, u shpreh nëna e Martinit.