Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK.
Ajo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” caktuar nga GJKKO.
Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm rëzoi kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkonte rikthimin e celularit të sekuestruar.
Me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, SPAK mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie më (10 Shkurt), ku ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u caktua “arrest me burg”, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij “arrest shtëpie”.